Djaloshi dhe njeriu i urtë

Një njeri i urtë ishte duke punuar arën e tij, ndërkohë i afrohet një djalosh dhe e pyet:

- O axhë, për sa kohë mund të mbërrij në filan fshati?
Njeriu nuk iu përgjigj, edhe pse djaloshi e përsërit pyetjen tre herë radhazi.
Duke menduar se plaku është i shurdhër, djaloshi vazhdoi të ecë.
Pasi kaloi një rrugë të mjaftueshme, njeriu e thërret:
- Bir eja këtu!
Djaloshi menjëherë u kthye.
- Ti përafërsisht do të mbërrish për dy orë e gjysmë.
Djaloshi i habitur e pyeti:
O axhë, pse nuk me tregove me herët pasi që e paske ditur?!
- Po, rrugën e dija, por si do të jepja përgjigje pa e parë shpejtësinë e ecjes tënde, ia ktheu njeriu.


Artikulli i kaluar
Mbreti dhe bujku
Artikulli radhës
Duhet të mprehësh sëpatën