Shkon një djalosh te shejhu – dijetari - të këshillohet, dhe e pyet: “A ka ndonjë vajzë të bukur për martesë, dua te martohem”.
Shejhu i përgjigjet: “ Ka po si nuk ka, vetë më thuaj cilat janë kërkesat t’ua”.
Djaloshi filloi t’i numëron:
• Të jetë e bukur
• E këndshme
• Elegante
• E njerëzishme
• E turpshme
• Besnike
• Të di të gatuaj
• Ta dojë punën
• Të pastroj
• Të lajë
• Të jetë e përulur
• Të dashuroj
• Ta ruaj shtëpinë
• Të jetë e buzëqeshur
• Të jetë e hareshme
• Të jetë e punësuar
• Të ketë të kryer fakultetin
• Të ketë familje të fortë
• Të ketë miraz të mirë
• Të ketë veti të mira dhe pozitive....”
Pasi djali përfundoi me kërkesat e tij, shejhu (në befasinë e djaloshit) u përgjigj: “Është një, mu ashtu – ideale si ajo, me ato epitete, ndoshta edhe më e mirë”.
“Cila vajzë është në pyetje dhe nga është”, pyet djaloshi.
“Vajza quhet hyri dhe është nga Xhenneti”, iu përgjigj shejhu.
Përshtati: Esat Rexha