Një njeri i pasur vendosi t’i dhuroj disa para Ibrahim ibn Edhemit, për çka ky i tha:
- Vetëm një moment, a je njeri i pasur... a ke ende para në shtëpi?
- Po, po... kam më shumë se një mijë monedha ari, tha me krenari tregtari.
- A ke dëshirë të kesh edhe një mijë tjera? e pyeti Ibrahimi.
- Sigurisht! Unë punoj çdo ditë, me nder, nga mëngjesi deri në mbrëmje për të fituar sa më shumë.
- A ke dëshirë të kesh më shumë se dy mijë monedha ari?
- Natyrisht, çdo ditë i lutem Allahut që të më japë gjithnjë e më shumë, e më shumë.
Kur dëgjoi këtë, Ibrahimi ia ktheu qesen tregtarit dhe i tha:
- Më vjen keq, por unë nuk mund t’i pranoj monedhat tuaja, nuk është zakon që njeriu të merr para nga një i varfër.
- Çfarë thua? bërtiti me zemërim tregtari.
- Ti i pasur, e unë i varfër!!!
- Unë jam i pasur, sepse jam i lumtur për çdo gjë që më jep Allahu. Ndërsa ti je lypës, pa marrë parasysh sa ke nuk je i kënaqur dhe kërkon nga Allahut që ta shumoj atë.