Gruaja është si këpuca!!
Një ditë nga ditët një dijetar ishte ulur me një grup njerëzish.
Në mexhlis u paraqitëm shumë tema, e ndër to, disa nga të pranishmit e paraqitën edhe temën e martesës dhe grave.
Njëri nga ta tha: Gruaja është si këpuca. Burri mundet ta ndërron dhe ta zëvendëson, derisa ta gjen numrin e përshtatshëm për të!!
Të pranishmit të habitur nga fjalët e tij shikuan kah dijetari dhe i thanë: Cili është mendimi i juaj për këto fjalë?!
U përgjigj: Atë që e tha vëllai jonë është e vërtetë plotësisht! Gruaja i përngjan këpucës në sytë e atij që veten e sheh si këmbë, dhe është kurorë në sytë e atij që e sheh veten si kokë! Mos e qortoni atë që flet, po shikoni se si e sheh ai fillimisht vetveten!!
Nga arabishtja: Irfan Jahiu
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës