Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hëne, më 03 qershor 2019
Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të martën, më 04 qershor 2019.
Manifestimi qendror për festën e Fiter Bajramit në komunën e Gjakovës mbahet në xhaminë Sylejman Hadim Aga në Gjakovë dhe fillon me thirrjen e ezanit të sabahut në ora 04:20. Pas faljes së namazit të sabahut do të ketë ligjëratë kushtuar kësaj feste.
Namazi i Fiter Bajramit falet në ora 05:36 minuta.
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjakovë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fiter Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fiter Bajramit!
KBI Gjakovë