Myftiu Tërnava takoi sekretarin e Vatikanit, kardinalin Parolin
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava takoi sekretarin e Shtetit të Vatikanit, eminencën e tij kardinal Pietro PAROLIN, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë.
Myftiu Tërnava e falënderoi Kardinalin Parolin për vizitën dhe për mbështetjen e Vatikanit për vendin tonë.
Po ashtu, Myftiu Tërnava gjatë bisedës me kardinalin, foli edhe për traditën e bashkëjetesës dhe të harmonisë ndërfetare si tipar identifikues i popullit tonë.
Artikulli i kaluar