Një djalë i ri sapo ishte martuar dhe kishte filluar jetën martesore.
Babai shkoi t’ia uroj martesën në shtëpinë e tij, u ulë pran tij dhe i tha:
- Biri im, ma sjell një letër të bardh, një laps dhe një gomë.
- Perse o baba, çfarë të duhen? ... pyeti djali…
- Ma sjell një letër, një laps, dhe një gomë... përsëriti babai.
Djali i habitur, por pa e kundërshtuar babanë ia solli një letër, një laps dhe një gomë.
- Shkruaj!... tha babai.
- Çfarë te shkruaj? ... tha djali.
- Shkruaj çfarë te duash!... tha babai.
Djali filloi të shkruaj një fjali.
- Fshije... tha babai.
Djali e fshiu.
- Shkruaj!... tha babai.
- Për Allahun çfarë dëshiron o babai im... tha djali.
- Shkruaj!... tha babai.
Djali filloi prapë të shkruaj
- Fshije... tha babai
Djali e fshiu
- Shkruaj!... tha babai.
Për Allahun, a do t’më thuash … Çfarë është kjo o baba?
- Shkruaj!... tha babai.
Djali shkroi përsëri
- Fshije... e përsëriti babai
Djali e fshiu prapë
Pastaj Babai e shikoj djalin e tij dhe i tha :
- Dëgjo mirë o biri im, martesa ka nevojë për gomë. Nëse nuk e përdor atë në martesën tënde për t’i fshirë disa probleme dhe pakënaqësi të cilat do të bëjnë të mos jesh i kënaqur me gruan tënde dhe nëse gruaja jote nuk e përdor gomën për t’i fshirë disa probleme dhe pakënaqësi të cilat do ta bëjnë atë që mos të jetë e kënaqur me ty, shumë shpejtë fleta juaj e bardhë martesore do të mbushet me ngjyrë të zezë.
Allahu na bëftë jetën tonë martesore fletë të bardhë... Amin