Esselamu aljekum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut subhanehu ve te'ala. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin alejhi selam, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Lidhja e hajmalive apo mbajtja e tyre ne hyrje të shtëpisë apo në cilindo vend çoftë është prej shirkut, gjithashtu mbajtja e letrave dhe e rruazave apo penjve të ndryshëm për t`u mbrojtur nga mësyshi nëse beson se të gjitha këto janë vetëm sebep për t`u mbrojtur dhe mënyra për t'u mbrojtur nga mësyshi kjo është shirk i vogël.
Mirëpo nëse beson, Allahu na ruajt, se këto janë shkaku kryesor për t`u mbrojtur nga mësyshi dhe të këqijat atëherë kjo të nxjerrë nga feja dhe është shirk i madh sepse në këtë rast ti je lidhur dhe mbështetur në dikë tjetër përveç Allahut.
Hajmalitë janë dy lloje:
Lloji i parë: Hajmalitë të shkruara me fjalë të Kur`anit si p.sh. Ti shkruash disa ajete të Kur`anit dhe t'i lidhesh në qaf, në veturë apo në shtëpi apo në cilindo vend qoftë, kjo është e ndalur me Kur`an dhe Sunnet, sepse nuk ka argument që e lejon një gjë të tillë.
Po të kishte argument Allahu do të na e tregonte në Kur`an sepse Allahu ka treguar se e ka kompletuar këtë fe dhe s`ka nevojë për të vendosur një ligj të ri në këtë fe sepse kjo i takon vetëm Allahut dhe askujt tjetër.
Lloji i dytë: Hajmalitë të shkruara jo me fjalë të Kur`anit: p.sh. disa njerëz i shkruajnë emrat e xhinëve dhe shenjat e maxhistarëve dhe i lidhin në qaf apo ne vende të ndryshme, këto janë prej shirkut, Allahu na ruajt.
Thotë Abdullah ibni Mesudi, radijaAllahu anhu: Kush ia hjek një hajmali dikujt nga trupi shpërblimi i tij do të jetë sikur të kishte liruar një rob.
Hudhejfe ibni Jemani, radijAllahu, e ka parë një njëri që e mbante në dorën etij një hallk të hekurit, i tha atij: "Ç`ka është kjo?" Ai tha: "Kjo është mbrojtje prej sëmundjes". Ai i tha: "Hiqe atë se ajo nuk të shton tjetër përveç se sëmundje ... dhe nëse vdes me të kurrë s`do të shpëtosh?"
Sabri Selmani