Pejgamberi a.s. dhe udhëtari

Tregohet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur atë:

1) Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: frikësoju Zotit bëhesh njeriu më i ditur.

2) Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: bëhu i kënaqur me atë që ke do të jesh njeriu më i pasur.

3) Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete do të bëhesh njeriu më i drejtë.

4) Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i mirë.

5) Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu më i veçantë.

6) Ai tha: dëshiroj që të më kompletohet imani (besimi), Pejgamberi a.s. iu përgjigj: përmirësoje moralin-sjelljen tënde do të të plotësohet imani (besimi).

7) Ai tha: dëshiroj që të bëhem prej të mirëve (prej muhsininëve), Pejgamberi a.s. iu përgjigj: adhuroje Zotin sikur je duke e parë Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë Ai të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve.

8) Ai tha: dëshiroj që të bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: kryej farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij.

9) Ai tha: dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: pastrohu nga papastërtia (xhunubllëku) do ta takosh Zotin i pastër nga mëkatet.

10) Ai tha: dëshiroj që të ringjallem Ditën e Kiametit në dritë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos i bë të padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kimetit në dritë.

11) Ai tha: dëshiroj që të më mëshiroj Zoti Ditën e Kiametit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij Zoti do të të mëshiroj Ditën e Kiametit.

12) Ai tha: dëshiroj që të më pakohen mëkatet, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: shpeshtoje fjalën "estegfirullah" "kërkoj falje nga Zoti" do të të pakohen mëkatet.

13) Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos iu anko askujt për punët tua do të jesh njeriu më fisnik.

14) Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i fuqishëm, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mbështetu te Zoti do të bëhesh njeriu më i fuqishëm.

15) Ai tha: dëshiroj që Zoti të mi hap dyert e furnizimit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: qëndro i pastër do të të hapën dyert e furnizimit.

16) Ai tha: dëshiroj që të bëhem nga të dashurit e Zotit dhe i dashur nga i Dërguari i Tij, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: doje atë që Zoti dhe i Dërguari i Tij e donë do të bëhesh njeriu më i dashur.

17) Ai tha: dëshiroj që të jem i sigurt nga hidhërimi i Zotit dhe i Dërguarit a.s. në Ditën e Kiametit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos u hidhëro ndaj askujt nga krijesat e Zotit do të jesh i sigurt nga hidhërimi i Zotit.

18) Ai tha: kamë dëshirë që Zoti të më përgjigjet ndaj lutjes, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: largohu nga ushqimi, pirja dhe veshmbathja haram të përgjigjet Zoti ndaj lutjes sate.

19) Ai tha: dëshiroj që t'mi mbuloj (mëkatet) Zoti Ditën e Kiametit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mbuloj të metat e vëllezërve tu edhe ty Zoti do t'i mbuloj të metat tua Ditën e Kiametit.

20) Ai tha: çfarë të shpëton nga mëkatet? Ose gabimet? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: lotët, nënshtrimi ndaj Zotit dhe sëmundjet-(durimi në sëmundjen që të ka goditur).

21) Ai tha: cila vepër (e mirë) është më e madhe te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: morali i mirë, modestia dhe durimi ndaj belave-fatkeqësive.

22) Ai tha: cila vepër (e keqe) është më e madhe te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: morali i keq dhe koprracia e tejskajshme.

23) Ai tha: çfarë e qetëson hidhërimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: lëmosha sekrete dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore.

24) Ai tha: çfarë e shuan zjarrin e xhehenemit Ditën e Kiametit? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: durimi në këtë botë ndaj sprovave dhe belave të ndryshme.