Një sirian vdiç në moshën 125 vjeçare duke lënë pas 187 djem, nipër e mbesa, stërnip e stërmbesa dhe stër-stërnipa e stër-stërmbesa, siç raportoi të hënën Agjensia e lajmeve të Sirisë ( SANA).
“Babai im mund të shihte dhe të dëgjonte shumë mirë dhe kurrë në jetën e tij nuk kishte tymosur cigaren. Ai kishte 10 djem e vajza, 66 nipër e mbesa, 98 stërnipë e stërmbesa dhe 13 stër-stërnipa e stër-stërmbesa,” Muhammedi kishte lindur në vitin 1936, u tha duke u cituar nga SANA.
Muhammed Al Uda, udhëheqësi i qytetit tha se disa anëtar të familjes së tij kanë pasur jetëgjatësi më shumë se 100 vite. Agja i Othmanit ka vdekur në moshën 130 vjeçare ndërsa babai i tij ndrroi jetë kur ishte 100 vjeç. /gulfnews/
Përgatiti:
Naim Berisha