EBA premtojnë ndihmë të vazhdueshme për BIRK dhe për projekte të ndryshme për Kosovën

Me 28 shkurt Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai, kanë mbajtur konferencë për medie.

Temë e kësaj konferencë ishte marrëveshja dhe bashkëpunimi mes EBA-së deh BIRK-ut gjegjësisht Kosovës. Në hapje të saj Myftiu Tarnava falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në çdo etapë të saj, duke përkujtuar se EBA është shteti i parë arab qe e ka njohur shtetin e Kosovës dhe kanë përkrahur Kosovën në anëtarësimin e saj në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar. “Dëshiroj të falënderoj shtetin mik, Emiratet e Bashkuara popullin, dhe veçanërisht ministrin e financave të EBA-së shejh Hamdan bin Rashid të cilët qëndruan gjithmonë pran popullit të Kosovës. Neve na kujtohet para 20 viteve kur populli i Kosovës u dëbua dhe ne nuk harrojmë ndihmën kur Emiratet e Bashkuara dërguan ndihma dhe u kujdesën për të dëbuarit nga Kosova për në Shqipëri dhe Maqedoni, dhe marrjen pjesë të ushtrisë të emirateve me misionin e NATOS të cilat qëndruan për rreth 2 vite në Vushtrri”-tha myftiu Tërnava, duke potencuar se ata kanë bërë shumë në ngritjen infrastrukturore të BIRK-ut dhe kjo nuk do t ë behej pa mikun e madh të Kosovës dr. Mirza I cili dëshiron të kontribuoj për Kosovën se edhe e donë Kosovën dhe jam shumë falënderues ndaj tyre.

Nga ana e tij Mirza As Saeg, shef i Kabinetit të Ministrit të Financave të Arabisë Saudite foli për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai ka shprehur lëvdata për popullin e Kosovës, duke e quajtur dashamir dhe për këtë tha se ndjejnë obligim për të vazhduar bashkëpunimin dhe ndihmën. “Myftiu i nderuar sqaroi shumë gjera qe i ka bërë shteti arab për Kosovën, dhe me mundin e të njeriut ish kryetarit të EBA-së, qeverisë së Emirateve të Bashkuara dhe të gjitha fondacioneve emirateve, duke parë në Kosovë më popull dashamir dhe të respektuar na bënë të ndjehemi krenar dhe të ndjejmë obligim të vazhdojmë të punojmë në këtë vend, ky është një obligim që na obligon feja jonë ndërgjegjja jonë”. Ai mw pas tha se gjatë 3 ditëve kam parë atë që po bënë Bashkësia Islame e Kosovws dhe na bënë të vazhdojmë mbështetjen, vizituam shumë komuna në Kosovë dhe vizituam vende të ndryshme për investime që ka në plan bashkësia islame ajo që me benë insistues është që të arrimë ti realizojmë këto projekte në të ardhmen”.-tha z.Saeg.

Ai më tej duke ka çmuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara janë në zhvillim e sipër çdo ditë dhe tregues për ketë janë këmbimet tregtare marrëdhëniet diplomatike, shtetet e emirateve e vlerësojnë shumë luftën për liri dhe pavarësi pasi edhe shteti jonë ka luftuar për liri dhe përkrahim çdo shtet i cili lufton për liri çdoherë. Emiratet pavarësisht zhvillimit nuk i harron shtetet mike të cilat kanë nevojë, dhe ndjehem i nderuar që të tregoj para jush se kërkesa e kombeve të bashkuar për humanizëm nga emiratet e bashkuara janë tejkaluar”, tha ai.

Saeg premtoi investime në 3 projekte të ndryshme si dhe një në trajnimin e grave për rrobaqepësi produktet e të cilave do të shiten në emiratet e bashkuara. “Dje kam vërejtur 3 projekte të cilat janë të arsyeshme për tu përkrahur në Pejë, një vakf për BIRK-un, dhe 2 në Skenderaj, pas takimeve me udhëheqësit u paraqitet edhe kërkesa për në arsim, fjalë diskutimeve me Naim Tërnavën projekti për pavarësimin e grave për kurse në rrobaqepësi ky projekt ka vend të veçantë tek un sepse u mundëson 50 grave të arrijnë pavarësinë e grave dhe ne do të jemi të gatshëm që ti blejmë produktet e tyre të cilat këtu i prodhojë”, tha ai. Delegacioni i EBA-së po qëndron në Kosovë, me ftesë të BIRK-ut me ç ‘rast janë inauguruar edhe disa objekte të këshillave të Bashkësisë Islame nëpër komuna.

Ata kanë premtuar që projektet që u janë dorëzuar atyre do tu përgjigjen pozitivisht dhe se kanë një besim të madh në myftiun Tërnava dhe BIRK-un të cilët i ka vlerësuar si shumë të sinqertë në punë.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1583142606.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip