"Nderimet, lutjet dhe fjalët e bukura (dëlira) qofshin vetëm për Allahun! Paqja (Paqedhënësi) qoftë me ty, o ti i Dërguar, dhe gjithashtu mëshira dhe begatimet e Tij! Paqja qoftë me ne dhe me robërit e drejtë të Allahut! Dëshmoj se nuk ka zot (që meriton të adhurohet) përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij!"


Çka është teshehudi?


Nocioni "teshehud" është i njohur në jurisprudencën islame dhe me këtë term nënkuptohen fjalët që çdo namazfalës i thotë posa të fillon uljen në namaz, pasi t'i ketë plotësuar dy sexhde, e ato fjalë janë: "Et-te hijjãtu lilahi ves-salavãtu vet-tajjibãtu, es-selãmu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetullahi ve berekãtuhu, es selãmu alejnã ve alã ibãdilãhis-sãli hîn. Esh'heduen lã Ilãhe il-lAllahu ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resûluhu."(1) Që në shqip ka këtë kuptim: "Nderimet, lutjet dhe fjalët e bukura (dëlira) qofshin vetëm për Allahun! Paqja (Paqedhënësi) qoftë me ty, o ti i Dërguar, dhe gjithashtu mëshira dhe begatimet e Tij! Paqja qoftë me ne dhe me robërit e drejtë të Allahut! Dëshmoj se nuk ka zot (që meriton të adhurohet) përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij!"
Pra, teshehudi nënkupton atë që te ne njihet si "tehijati dhe shehadeti", dhe se shtimi apo pakësimi nga forma e ardhur, sipas medhhebit hanefij konsiderohet si veprim i qortuar(2) ngase siç do ta shohim edhe në,( مكروه ) vijim, mësimi i teshehudit ishte gati sikurse mësimi i ndonjë kaptine të Kur'anit.


Norma e teshehudit


Ka namaze me një ulje dhe me dy, prandaj do të flasim për normën e teshehudit në uljen e parë dhe në uljen e dytë, gjegjësisht të fundit.


Teshehudi në uljen e parë:
Teshehudi në uljen e parë është sunet sipas pjesës dërmuese të dijetarëve, me theks të veçantë nga dijetarët e mëvonshëm hanefitë dhe nga Tahaviu,(3) por ka mendime se është vaxhib.(4) Madje autori i "Ihtijar-it" e favorizon mendimin e fundit, ngase Muhamedi kishte paraparë sexhden e harresës në rast të lënies së teshehudit paqëllimshëm.(5) Por, krejtësisht tjetër mendon autori i librit të njohur "el-Hidajeh", i cili është i mendimit se teshehudi është sunet, ndonëse ai përmend edhe mendimin tjetër të atyre që mendojnë se teshehudi është vaxhib(6).
Në uljen e parë, sipas hanefitëve, nuk lexohet asgjë më tepër se teshehudi, as salavatet e as duatë.(7) Madje, sipas Ebu Hanifes, nëse shtohet diç më tepër se teshehudi,(8) duhet bërë sexhde në fund të namazit dhe se një gjë e tillë është e qortueshme(9) (مكروه), ndër sa sipas Ebu Jusufit e Muhamedit nuk ka nevojë për sexhde edhe nëse lexo het salavati apo ndonjë dua.(10) Madje, shumica e dijetarëve hanefitë janë të mendimit se edhe nëse shtohet diç, si fjala vjen: "Allahumme sali ala Muhammed", nuk ka nevojë për sexhde, sepse nuk është shtuar ndonjë rukn që mund ta çorientojë rrjedhën e namazit. Pakica e tyre e mendojnë të kundërtën, që për bazë marrin një mendim të Ebu Hanifes, ku mjafton të shtohet edhe një fjalë e vetme dhe të obligohet sexhdeja e harresës.(11)
Këtë e ndërlidhin me faktin se shtimi diç tjetër përveç teshehudit, realisht e vonon qëndrimin në këmbë, që është rukn (pjesë përbërëse e namazit).(12)
- E, nëse ndodh e kundërta, të lihet ndonjë pjesë nga teshehudi, atëherë si të veprohet?
Ata që mendojnë se teshehudi është sunet, nuk ka nevojë për sexh de përmirësimi për shkak të harresës, mirëpo sipas atyre që mendojnë se teshehudi është vaxhib, atëherë lënia e teshehudit e obligon sexhden e përmirësimit për shkak të harresës, madje këtu nuk ka ndonjë dallim mes harresës së një fjale të vetme apo shumë fjalëve, ngase nuk është për qëllim sasia e harresës (pak apo shumë).
- E, nëse namazfalësi e kujton pas selamit se ka harruar një pjesë të teshehudit, atëherë si të veprohet?
Këtu kemi dy mendime nga dy nxënësit e njohur të Ebu Hanifes, ku Muhamedi mendon se ai duhet të bëj sexhde për shkak të harresës, ndërsa Ebu Jusufi është i mendimit se nuk është e detyrueshme një gjë e tillë dhe realisht e panevojshme. Nga këto pre misa ulematë e mëvonshëm hanefitë kanë zhvilluar diskursin e meseleve të tjera, që nuk janë përmendur në librat bazike të njohura si "dhahiru-rr Rrivajeh", siç mund të jetë meseleja e faljes së namazit me imam dhe pas namazit i kujtohet se ka harruar një pjesë nga teshehudi. Në raste të tilla, kur namazi falet me imam, ulemaja hanefite për zgjedhin mendimin e Ebu Jusufit, që praktikisht nuk parasheh sexhde për shkak të harresës (سب دة الهسو), ndërsa nëse namazi falet i vetëm, pa imam, atëherë bëjnë përzgjedhjen e mendim it të Muhamedit, që nënkupton se nevojiten sexhdet për shkak të harresës.
Ndoshta përzgjedhja e mendimit të Ebu Jusufit është më i lehtë në aplikim, më i arsyeshëm dhe më i drejtë, ngase mund të ndodhë që menjëherë pas selamit disa namazfalës të ngriten, e në anën tjetër mund të krijohen situata jo të këndshme, sepse jo të gjithë i kuptojnë këto dispozita, dhe si rrjedhojë mund të krijohen edhe përçarje dhe ndasi.(13)


Teshehudi në uljen e fundit:
Sa i përket normës së leximit të teshehudit në uljen e fundit, në medhhebin hanefij është vaxhib, jo farz.(14)
Me fjalë të përgjithshme mund të konkludojmë se ulja e parë është vaxhib, e leximi në të, gjegjësisht teshehudi është sunet sipas mendimit popullarizues, ndërsa vaxhib sipas disa dijetarëve. Ndërsa ulja e dytë është farz, e leximi në të është vaxhib.(15)


Format e teshehudit


Në bazë të transmetimeve të ardhura veçojmë katër lloje të përafërta të teshehudit, të cilat transmetohen nga katër sahabë të ndryshëm, ku dallimi mes tyre, është shumë simbolik. Transmetimi i parë rreth formës së teshehudit vjen nga sahabiu i njohur Abdullah ibën Mesudi dhe ky është transmetimi më i fuqishëm dhe në bazë të tij kanë vepruar pjesa dërmuese e dijetarëve. Hanefitë(16) marrin për bazë pikërisht transmetimin e Abdullah ibën Mesudit dhe forma e përcjellë është si në vijim: Na ka treguar Ebu Nuajmi i cili ka thënë: "Na ka treguar A'meshi, nga Shekik ibën Selemeh, i cili thotë: "Ka thënë Abdullahu: "Kur ne faleshim pas të Dërguarit të Allahut, thoshim: "Es-selamu ala Xhibrile, ve Mikaile, es-selamu ala fulanin ve fulanin, e i Dërguari i Allahut kur u kthye nga ne tha: "Me të vërtetë Allahu është Paqësor, e kur ndokush prej jush të falet, le të thotë: "Et-tehijjãtu lilahi ves-salavãtu vet-tajjibãtu, es-selãmu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetulla hi ve berekãtuhu, es-selãmu alejnã ve alã ibãdilãhis-sãlihîn." Kur ju e thuani këtë, secili rob i Allahut do të fitojë mirësi nga qielli e toka.(17) Esh'heduen lã Ilãhe il-lAllahu ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resûluhu."(18)
Në transmetimin tjetër në fund, pas shehadetit, përmendet edhe kjo shtojcë: "Më pas (pas shehadetit) për zgjedh ndonjë dua (lutje) që i pëlqen më tepër dhe me të lutet."(19)
Në transmetimin tjetër, që është po ashtu autentik, gjithashtu përcjellë nga Abdullah ibën Mesudi sqarohet se i Dërguari i Allahut ua kishte mësuar atyre teshehudin, ashtu siç ua kishte mësuar kaptinat e Kur'anit.
Na ka treguar Ebu Nuajmi, na ka treguar Sejfi i cili ka thënë: "E kam dëgjuar Muxhahidin duke thënë: "Më ka treguar Abdullah ibën Sahbereh Ebu Ma'meri i cili ka thënë: "E kam dëgjuar (Abdullah) Ibën Mesudin duke thënë: "I Dërguari i Allahut ma mësoi teshehudin dhe dora ime mes dorës së tij, ashtu siç na mësonte kaptinat nga Kurani: "Et-tehijjãtu lila hi ves-salavãtu vet-tajjibãtu, es-selãmu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetulla hi ve berekãtuhu, es-selãmu alejnã ve alã ibãdilãhis-sãlihîn. Esh'heduen lã Ilãhe il-lAllahu ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resûluhu."20
Transmetohet se Hamadi e mori për dore Ebu Hanifen dhe ia mëspo teshehudin, dhe tha: "Ibrahim Ne haiu më mori për dore dhe ma mësoi teshehudin, Alkamja e mori për dore Ibrahimin dhe ia mësoi teshehudin, Abdullah ibën Mesudi e mori për dore Alkamen dhe ia mësoi teshehudin, e i Dërguari i Allahut e mori për dore Abdullah ibën Mesudin dhe ia mësoi teshehudin.(21)
Në lidhje me versionin e Abdullah ibën Mesudit rreth teshehudit, Tirmidhiu në Sunenin e tij, shprehet: "Hadithi i përcjellë nga Ibën Mesu di, e që transmetohet në më shumë se një mënyrë, është transmetimi më autentik nga i Dërguari i Allahut rreth teshehudit. Sipas tij vepruan shumica e dijetarëve nga shokët e të Dërguarit të Allahut, e më pas tabiinët, dhe gjithashtu njëherësh ky është edhe opinioni i përzgjedhur i Sufjan Thevriut, Ibën Mubarekut, Ahmedit dhe Is'hakut."(22)
Shafiu e mori për bazë transmetimin e Ibën Abasit dhe forma e përcjellë është si në vijim: Na ka treguar Kutejbe ibën Seidi, na ka treguar Lejthi, na ka treguar Muhamed ibën Rumh ibën el-Muhaxhiri, na lajmëroi Lejthi nga Ebu-z Zubejri, ky nga Seid ibën Xhubejri, ky nga Tavusi, e ky nga Ibën Abasi i cili tha: "I Dërguari i Al lahut na mësonte teshehudin, ashtu siç na mësonte kaptinën nga Kur'ani, ai thoshte: "Et-tehijjãtu-l mubãrekãt, es-salavãtu-t-tajjibãtu lilah, es-selãmu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetul lahi ve berekãtuhu, es-selãmu alejnã ve alã ibãdilãhis-sãlihîn. Esh'heduen lã Ilãhe il-lAllahu ve esh'hedu enne Muhammeden resûlullah."(23) Në transmetimin e Ibën Maxhes vjen me një ndryshim në fund: "ve esh'hedu enne Muhammeden 'abduhu ve resûluhu."(24)
Shafiu është i mendimit që Ibën Aba si ishte prej ishte sahabëve të rinj dhe përcjellja e tij vjen nga fundi i jetës së Pejgamberit, gjegjësisht në kohën kur gjërat kishin marrë qëndrueshmërinë përfundimtare, gjersa transmetimi i Ibën Mesudit, sipas Shafiut, vjen në kohën fillestare kur gjërat kishin pësuar ndryshime. Sipas Shafiut, versioni i Ibën Abasit rreth teshehudit është më afër Kur'anit (shih: Kaptina Nur, ajeti 61 dhe Zumer, ajeti 73).(25)
Maliku e mori për bazë transmetimin e Omerit dhe forma e përcjellë është si në vijim: Maliku përcjell nga Ibën Shihabi, ky nga Urvete ibën ez Zubejri, ky nga Abdurrahman ibën Abdilkarij, i cili e kishte dëgjuar Omer ibën Hatabin, gjersa ishte në minber, ua mësonte njerëzve teshehudin dhe thoshte: "Thuani: "Et-tehijjãtu lilahi, ez-zãkijãtu lilahi, et-tajjibãtu-s-salev ãtu lilah, es-selãmu alejke ejjuhen nebijju ve rahmetullahi, es-selãmu alejnã ve alã ibãdilãhis-sãlihîn. Esh'heduen lã Ilãhe il-lAllahu ve esh'hedu enne Muhammeden Abdullahi ve resûluhu."(26)
Sipas tij, Omeri ua mësoi teshehudin nga hytbeja dhe se askush nuk e kundërshtoi dhe moskundërshtimi i tyre praktikisht është një lloj konsensusi (ixhma).
Përveç këtyre transmetimeve që i kam sjellë e që janë më të njohurat, kemi edhe transmetimin e Ebu Musa el-Eshariut: Na ka treguar Xhemil ibën el-Husejn i cili tha: "Na ka treguar AbdulA'la dhe tha: "Na ka treguar Seidi, nga Katadeh, ky nga Junus ibën Xhubejri, ky nga Hittan ibën Abdullah, e ky nga Ebu Musa el-Eshariu, se i Dërguari i Allahut na mbajti një hyt be, ku sqaroi sunetet dhe na më soi namazin, e mes të tjerash tha: "Kur faleni dhe jeni në pozitën ulur, le të jenë fjalët tuaja të para: "Et-tehijjãtu -t-tajjibãtu, es-salev ãtu lilah, es-selãmu alejke ejjuhen nebijju ve rahmetullahi, es-selãmu alejnã ve alã ibãdilãhis-sãlihîn. Esh'heduen lã Ilãhe il-lAllahu ve esh'hedu enne Muhammeden Ab dullahi ve resûluhu."(27)
Gjithashtu kemi transmetimin e Xhabir ibën Abdullahut: "Na ka treguar Muhamed ibën Zijadi, na ka treguar el-Mu'temir ibën Sule jman, na ka treguar Jahja ibën Hakimi, na ka treguar Muhamed ibën Bekri, na ka treguar Ejmen ibën Nabili, na ka treguar Ebu-z Zubejri, nga Xhabir ibën Abdila hi i cili ka thënë: "I Dërguari i Allahut na mësonte teshehudin ashtu siç na mësonte neve kaptinën nga Kur'ani: "Bismilah ve bil-lah! Et-tehijjãtu lilahi ves-sala vãtu vet-tajjibãtu, es-selãmu alejke ejjuhen-nebijju ve rahmetullahi ve berekãtuhu, es-selãmu alejnã ve alã ibãdilãhis-sãlihîn. Esh'hedu en lã Ilãhe il-lAllahu ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resûluhu. Es'elullahe-l Xhennete ve eudhu bil-lahi mine-n nar." E lus Allahun për Xhenet dhe kërkoj mbrojtjen e Tij nga zjarri i Xhehenemit"(28)
Transmetimi i fundit nga transmetimi i Abdullah ibën Mesudit ka vetëm dy dallime, gjegjësisht dy shtojca: Shtojca e parë "bismilah ve bil-lah (në emër të Allahut)", dhe e dyta: "Es'elullahe-l Xhennete ve eudhu bil-lahi mine-n nar (E lus Allahun për Xhenet dhe kërkoj mbrojtjen e Tij nga zjarri i Xhe henemit)."


Analizë


Nuk ka dyshim se forma e teshehudit e përcjellë nga Abdullah ibën Mesudi, ashtu edhe siç praktikohet tek ne, është versioni më i argumentuar, në praktikë më i realizuari që nga koha e sahabëve e gjer në kohën tonë dhe se shumica e dijetarëve e kishin praktikuar këtë formë, siç përmend Tirmidhiu në Sunen. Madje Alij ibën el-Medi ni kategorikisht shprehet se asgjë tjetër nuk është autentike, përveç transmetimit të Abdullah ibën Mesudit që përcillet nga banorët e Kufës dhe transmetimit të Ebu Musa el-Eshariut që përcillet nga banorët e Basrës.
Në këtë kontekst, Shejbani thotë: "Kanë polemizuar njerëzit rreth (formave të) teshehudit, mirëpo nuk ka më të sigurt (saktë) se forma e teshehudit përcjellë nga Abdullah ibën Mesudi, ngase ai e transmetoi atë nga vetë i Dërguari i Allahut, e ai urrente të shtonte në të një shkronjë të vetme (apo të pakësonte). Ai ua mësonte atyre teshehudin, ashtu siç ua mësonte atyre ndonjë kaptinë nga Kur'ani."(29)
Falënderimi dhe madhërimi që përdorët në transmetimin e Ibën Mesudit është më i veçantë se në transmetimet e tjera të ndryshme që përcillen në këtë çështje. Është përdorur nyja shquese (ال) te fjalët me qëllim që mesazhi të jetë më i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës. Gjithashtu është përdorur lidhëza mes fjalëve për t'u dhënë akoma (و ) kuptim më të fuqishëm dhe domethënës, ngase me lidhëzën secila fjalë është falënderim në vete, për dallim nga disa versionet e tjera që nuk e kanë një tretman të tillë. Ndërsa pretendimi i Shafiut nuk mund të jetë i fuqishëm, ngase kjo ndikon që t'u jepet përparësi sahabëve të mëvonshëm ndaj mu haxhirëve të hershëm. E këtë askush nuk e thotë!(30)
Nga Hasifi transmetohet se ai e kishte parë në ëndërr të Dërguarin e Allahut dhe e kishte pyetur: "Njerëzit po përcjellin transmetime të ndryshme rreth teshehudit!" I Dërguari i Allahut ia ktheu: "Vepro sipas (transmetimit të) Ibën Mesudit!"(31)
Edhe pretendimi i Malikut se Omeri ua kishte mësuar njerëzve teshehudin nga hytbeja dhe se askush nuk e kishte kundërshtuar, për çka e kishte llogaritur si konsensus, nuk mund të jetë shumë i fuqishëm, sepse ka mundësi që transmetuesi të ketë harruar ndonjë fjalë, pra përderisa hadithi është bartur me shumicë në bazë të kuptimit, ekziston mundësia e harresës apo ndryshimit të ndonjë fjale, jo qëllimshëm. Përveç kësaj, veprimi i Omerit kundërshtohet nga Ebu Bekri, Aliu e Aisheja, të cilët në transmetimet e tyre e përcjellin teshehudin ashtu sikurse Ibën Mesudi. Ibën Omeri kishte treguar se halifi i parë i myslimanëve, Ebu Bekri, i mësonte njerëzit dhe se mësimi i tij rreth teshehudit ishte i njëjtë me atë që përcjell Ibën Mesudi. Madje, është transmetuar se shumë sahabë kishin përcjellë një version të tillë si të Ibën Mesudit, si: Muavije, Selman el-Farisiu, Aisheja dhe të tjerë.32


Përfundim


Dallimet në versionet e teshehudit janë dallime të vogla, përkundër që ekzistojnë versione të ndryshme, madje disa kanë llogaritur deri në 15 versione të teshehudit, ku dallimi mes njëri-tjetrit ndonjëherë është një fjalë e vetme. Mirëpo, versioni autentik i Abdullah ibën Mesudit, ashtu siç e praktikojmë ne, është versioni më autentik i mundshëm dhe njëherësh është versioni më i pranuar në mesin e dijetarëve që nga gjeneratat e hershme e deri në ditët tona.


_________________________________________________
1. Buhariu në Sahih, nr.831.
2. Kasani, Bedaiu-s Sanaiu... v.I, f.212.
3. Bedrudin el-Ajni, El-Benajetu Sherhi-l Hidajeh, v.II, f.162.
4. El-Hadadiu, Ebu Bekër ibën Alij ibën Muhamed, el-Xhevheretu-n Nireh, bot.I-rë, el-Matbeatu-l Hajrijeh, 1322. V.I, f.54-55.
5. El-Mevsilij, El-Ihtijar lita'li-l Muhtar, v.I, f.184.
6. Bedrudin el-Ajni, El-Benajetu Sherhi-l Hidajeh, v.II, f.613.
7. Kasani, Bedaiu-s Sanaiu... v.I, f.212. Përjashtim bëjnë namazet vullnetare, ku shtimi diç përveç teshehudit, është gjë e lejuar. Ndalesa ka të bëjë me namazet farze. Shejhi Zadeh, Abdurrahman ibën Muhamed ibën Sulejman, Mexhmeu-l enhur fi sherh multeka-l ebhur, dar ihjau-t turath, pa vend dhe vit botimi, v.I, f.100.
8. Disa kanë thënë se duhet bërë sex hde përmirësimi për shkak të harresës nëse namazfalësi bën përsëritjen e teshehudit, jo se ka harruar, por pse e ka vonuar procedurën tjetër, gjegjësisht vonimin e qën drimit në këmbë. Shih më tepër për këtë çështje: Ibën Nuxhejmi, el-Bahru-rr Rraik Sherh Kenzu-d Dekaik, v.II, f.105; Ibën Abidin, Redul Muhtar, v.I, f.460. Në realitet një gjë e tillë ndodh nëpër xhamitë e ndryshme, ku disa namazfalës, ndoshta nga moskoncentrimi apo edhe nga ngacmimet (vesveset), përsëritin një kaptinë apo lutje, disa herë radhazi.
9. Ibën Abidin, Redul Muhtar, v.I, f.510.
10. Ebu-l Mealij, El-Muhitu-l Burhanij fi-l Fikhi-n Nu'manij, v.I, f.366.
11. Ebu-l Mealij, El-Muhitu-l Burhanij fi-l Fikhi-n Nu'manij, v.I, f.505.
12. Ibën Nuxhejmi, el-Bahru-rr Rraik Sherh Kenzu-d Dekaik, v.II, f.101.
13. Ibën Nuxhejmi, el Bahru-rr Rraik Sherh Kenzu-d Dekaik, v.II, f.101 102.
14. Alaudin Samerkandi, Tuhfetu-l Fukaha,v.I, f.137. Shafiu mendon se është farz.
15. Kasani, Be daiu-s Sanaiu... v.I, f.213.
16. Shejbani, Kitabu-l Asl (i njohur si el-Mebsut), v.I, f.9.
17. Sipas një transmetimi tjetër: "Kur ju e thoni këtë, veç keni përshëndetur çdo rob të mirë në qiell e tokë." Buhariu në Sahih, nr.1202.
18. Buhariu në Sahih, nr.831; Ibën Maxheh në Sunen, nr.899. Hadithi është autentik.
19. Buhariu në Sa hih, nr.835; Ebu Davudi në Sunen, nr.968. Hadithi është autentik.
20. Buhariu në Sahih, nr.6265; Ibën Maxheh në Sunen, nr.902.Hadithi është autentik.
21. El-Mevsilij, El-Ihtijar lita'li-l Muhtar, v.I, f.183.
22. Tirmidhiu në Sunen, nr. 289, v.II, f.81.
23.Muslimi në Sahih, nr. 60 (403); Ebu Davudi në Sunen, nr. 974; Tirmidhiu në Sunen, nr. 290; Ibën Huzejme në Sahih, nr. 705. Transmetojnë të gjithë përveç Buhariut dhe hadithi është autentik.
24. Ibën Maxheh në Sunen, nr. 900.
25. Serhasij, El-Mebsut, v.I, f.30.
26. Maliku në Muvetta, nr.300.
27. Ibën Maxheh në Sunen, nr.901; Muslimi në Sahih, nr.62 (404); Ebu Davudi në Sunen, nr.972. Hadithi tek Muslimi dhe Ebu Davudi është i gjatë.
28. Ibën Maxheh në Sunen, nr.902.
29. Mu hamed ibën Hasen esh-Shejbani, El-Huxhxhetu ala ehli-l Medineh, v.I, f.130.
30. Serhasij, El-Mebsut, v.I, f.31.
31. Bedrudin el-Ajni, El-Benajetu Sherhi-l Hida jeh, v.II, f.266.
32. Zejlei, Nasbu-rr Rrajeh Liehadithi-l Hidajeh, v.I, f.548.