KBIGJ nderon me mirënjohje imamin Munir ef.Kurti

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me Dr. Valon ef. Myrta, priti në një takim përshëndetës imamin e nderuar Munir ef. Salkurti, i cili vite me radhë ka ushtruar detyrën e imamit në disa xhami të qytetit të Gjakovës.

Kryetari Myrta e falënderoi imamin për kontributin e tij domethënës, përkushtimin dhe angazhimin e palodhshëm në të mirë të qytetarëve të Gjakovës dhe me këtë motivacion i dhuroi mirënjohjen e Këshillit.
Gjersa imami Salkurti e falënderoi Kryetarin dhe KBI në Gjakovë për mbështetjen e pakursyer, pritjen dhe respektin.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip