Hixhabi më i shtrenjtë në botë - kush e ka prodhuar dhe sa kushton


Një shtëpi mode në Malajzi ka prezantuar një hixhab të pazakontë, mbi të cilin janë vendosur kristale Swarovski.

Hixhabi është i brendit Bawal Exclusive dhe në monedhën vendase kushton 100.000 ringit, që është pothuajse mbi 202 mijë euro.

Sipas Haliza Maysuri, themeluese e shtëpisë së modës Bawal Exclusive, hixhabi me 7.5 mijë kristale quhet “Glitter Dream” dhe është bërë nga kompania e famshme austriake Swarovski si dhuratë për shtëpinë e modës malajziane.

Ky hixhab ekskluziv nuk është në shitje.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1598271039.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)