Kaptina el-A raf


Kaptina el-A’raf është kaptinë mekase që ka zbritur pas asaj Sad. Në Kuran radhitet pas kaptinës el-Enam, kurse përmblidhet në gjithsej 206 ajete.

Shigjetat e së vërtetësmbi të pavërtetën

Kaptina ka zbritur në kohën e konfliktit në mes myslimanëve dhe pabesimtarëve, në mënyrë që të tregonte se konflikti është ligj i vjetër në këtë botë. Kaptina fillon me konfliktin në mes Ademit a.s. dhe Iblisit që në fillim të krijimit, dhe më pastaj në polemikën nëmes banorëve të Xhenetit dhe atyre të Xhehenemit. Sikur do të thotë: ky ështërezultati i konfliktit, një grup në Xhenet, dhe tjetri grup në zjarr. Pas kësaj, sqaron më tutje duke paraqitur konfliktin në historinë njerëzore në mes çdo pejgamberi dhe popullit të vet. Beteja e konfliktit në mes së vërtetës dhe të pavërtetës është gjithmonshme, madje edhe në shkallë brenda individit, që do të thotënë mes njeriut dhe vetes së tij.

Ndoshta ti je shkaktari..!!

Synimi rreth të cilit sillen ngjarjet e kaptinës dhe kuptimet e saj, është domosdoshmëria e definimit të synimit të këtij konflikti. Definoje synimin tënd, omysliman! Në cilin prej dy grupeve je ti?! Mos qëndro vetëm shikues?! Ndoshta do të vonojë triumfi i së vërtetës përshkak të qëndrimit tuaj pasiv, a e dini pse?! Sepse, nëse nuk je ndihmëtar i së vërtetës, atëherë ti je me të pavërtetën, sepse ti i ke zhgënjyer ithtarët e së vërtetës, e ju nuk jeni entuziazmuar prejtyre në këtë konflikt.

Ose besimtarë, ose i humbur

Në kaptina, gjatë trajtimit të konfliktit të çdo pejgamberi me popullin e vet,në fund thuhet: “...e Ne e shpëtuam atëdhe ata që ishin me të...” Në tregimin eNuhut a.s.: “...Po ata e përgënjeshtruanatë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dheata që ishin me të në anije, ndërsa ata qëi përgënjeshtruan faktet tona, i fundosëm. Vërtet, ata ishin popull i verbër.” Nëtregimin e Hudit a.s.: “Ne me mëshirënTonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin metë, dhe i shkulëm nga rrënja ata që i përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nukishin besimtarë.” Në tregimin e Lutita.s.: “...Përgjigjja e popullit të tij nukishte tjetër vetëm se të thonë: “Dëboniata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë(i largohen të shëmtuarës)”. Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruassë tij.....” Sikur kjo krejt ka kuptimin: Këtu janëdy lloje të vetme - ose të jeni nga besimtarët, ose të jeni nga të humburit, të larguar nga nënshtrimi ndajAllahut xh.sh..

Pamundësi e të menduarit,hije e së pavërtetës

Në tregimin e Ademit a.s. dhe Iblisit,Allahu xh.sh. thotë: “Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm)....“, që do të thotë se ai i la atë dheHavanë në dyshime dhe jostabël, qëishte njëkohësisht një hyrje e rënies nëmëkat. Për këtë arsye pozitiviteti dhevendosmëria në çështje, janë nga ushtarët më të fortë të së vërtetës, kurse pasiviteti (negativiteti) dhe lëkundja janëtë pavlefshme, edhe nëse pronari i tyreështë besimtar.Allahu xh.sh. thotë: “(Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t’uatërheqësh vërejtjen dhe t’i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim nëgjoksin tënd (për kumtimin e tij).“, ngati kërkohet paraqitja haptas e mësimeveislame, të mos kesh turp nga shikimi idikujt në ty apo nga të folurit e tij me ty.Mos ki frikë nga mbulesa, ti motër myslimane, dhe të mos ketë frikë myslimaninëse dikush e keqtrajton. Myslimani ivërtetë vendos çështjen e tij, dhe këmbëngul në gjykimit e tij, sepse Allahuxh.sh. në fillim të kaptinës thotë: “... pratë mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd(për kumtimin e tij).“

I treti nuk është në mes tyre

Pas kësaj, kaptina shtjellon rreth banorëve të Xhenetit dhe zjarrit: “Ata tëxhenetit i thërrasin (i pyesin) banuesit ezjarrit e u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetëatë që na e pati premtuar Zoti ynë, e ju(banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atëqë jua pati premtuar zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit) thonë: “Po”. Banuesit ezjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata nëXhenet (duke u thënë): “Na qitni diçkanga ju apo nga ajo që ju ka furnizuarAll-llahu (se mbaruam nga etja)!” Ata(në xhenet) thonë: “All-llahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!” Dotë ndiesh se ato të dy grupet polemizojnënë mes tyre, pa aktorin e tretë. Ka thënëtë vërtetën:Ato janë dy vende, ku njeriu nuk kapërveç atyreShiko veten se cilën shtëpi po zgjedhKëmbëngulësia, vendosmëria, dhemosdyshimi të ndihmojnë në zgjedhjene së vërtetës, e më pastaj edhe të Xhenetit.

Pozitë pas pozite

Për ç’arsye është emëruar kjo kaptinëme këtë emër “el-Araf”? I Lartësuarithotë: “E në mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A’raf(lart mbi mur) janë burra që e njohin secilin (të xhenetit dhe të xhehenemit) meshenjat e tyre....”, që do të thotë se banorët Xhenetit dhe të Xhehenemit njihennë mes tyre, edhe pse nuk janë me ata.Banorët e Xhenetit thërrasin: “Paqja(shpëtimi) qoftë për ju!” Ata (të A’rafit)nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë.” Dotë donin të hynin në Xhenet: “...E kur ushkon shikimi i tyre nga ata të Xhehenemit, thonë: “Zoti ynë, mos na bëj ne memizorët!” Ata të A’rafit i thërrasin doburra që i njohin nga shenjat e tyre, dheu thonë: “Ç’ ju vlejti ai grumbullimi juaj(në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?” (e tash jeni në xhehenem).“Thërrasin banorët e Xhehenemit. Banorët e Arafit janë ata që nuk hynë nëXhenet, të mirat e tyre nuk janë të mjaftueshme për të hyrë dhe nuk kanë hyrënë Xhehenem për shkak të të mirave tëtyre. Për këtë arsye ata do qëndrojnë njëkohë në mes dy vendeve, derisa të hyjnënë Xhenet. Domethënia sikur është: Aiqë ishte i dyshimtë në qëndrimin në mestë vërtetës dhe të pavërtetës, do të parandalohet në fund, ka dallime në meskësaj dhe asaj. Atëherë shpejto, o mysliman, dhe bëhu i vendosur në çështjen tënde në rrugëtimin e së vërtetës, sepse tëqëndruarit në mes dy vendeve në Ahiret,është më i vështirë dhe i rëndë.

Shpresë për keqardhje

Pse ta humbas veten në këtë vend? Ishoh banorët e Xhenetit dhe kam shpresuar të hyja tek ata, dhe ndiej keqardhjenga privimi im prej tij: Kurse shikimi imkalon tek banorët e Xhehenemit pavarësisht nga unë, kam drojë të jem ngabanorët e tij.Pse të mos jem pozitiv në qëndriminme të vërtetën?! Pse nuk i marr shokët emi për dore drejt së mirës? Pse të mos undihmojë jetimëve, të varfërve dhe tëmos i ndihmoj të tjerët në të vërtetën?..dyert e së mirës janë të shumta, pse tëmos trokas në to, në mënyrë që të fitojshpëtimin. Përndryshe, unë jam më tëpavërtetën, qëndrimi në Ahiret në mesXhenetit dhe Xhehenemit është keqardhje në të cilën tretet shpresa.

Vendosmëria filloi me sexhde

Ajetet vazhdojnë me tregimin e benu-Iisrailëvë me Faraonin, derisa gjejmëshembull në vendosmëri të fortë dhezgjedhje të qartë.Kur magjistarët erdhën të kërkoninafrim tek faraoni, pastaj panë argumentin që dëftonte shpalljen e Musait a.s.:“Atëherë u dëshmua e vërteta dhe uzhduk ajo që kishin përgatitur. Aty umundën ata (magjistarët dhe faraoni)dhe u kthyen të poshtëruar. E magjistarëtu hodhën (u përulën) në sexhde. “Besimii tyre filloi me këtë sexhde dhe iu mbështetën këtij besimi, edhe pse ishin tëkërcënuar me tortura dhe shkatërrim:“Dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të gjithësisë, Zotit të Musait dhe të Harunit!”E faraoni tha: “I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoj unë? Kjo është një dredhiqë ju e përgatitët në qytet (Misir) për t’idëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), pomë vonë do ta kuptoni (ç’do t’ju gjejë).Kam për t’jua prerë duart dhe këmbëttërthorazi, pastaj të gjithë ju do t’ju gozhdoj. Ata (që besuan) thanë: “S’ka dyshim, ne jemi të kthyer tek Zoti ynë”. Tinuk hakmerresh ndaj nesh vetëm psebesuam në argumentet e Zotit tonë, pasina erdhën ato.”, kështu në vendosmëridhe jo me dyshim, pavarësisht nga kërcënimi i faraonit. Por ata morën durimdhe u kapën për begatinë nga Pronari ivërtetë: “ Zoti ynë, na dhuro durim (përdënimin që do të na e bëjë faraoni) dhena bëj të vdesim myslimanë!”

Angazhim në dështim

Pas kësaj ajetet paraqesin një pamjetë kundërt të vendosmërisë së magjistaëve, që është luhatja (mëdyshja) e benu-Israilëve. Atëherë kur u humbi durimi dhe humbi vendosmëria e tyre, u mërzitën dhe u ligështuan, i thanë Musaita.s.: “Ne ishim të shtypur para se të navije ti, e edhe pasi na erdhe...”.Kjo është fjalë e njerëzve jopozitivë,të dobët, që nuk duan sukses asnjëherë.Musai a.s. atyre ua mësoi pozitivitetinduke u thënë: “Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do t’ju bëjë ta zëvendësoninë këtë vend, e do t’ju shikojë se si veproni ju”.

Shigjetë pa cak

Benu-Israilët paraqiten në qëndrimeqë të bën të ndiesh se ata janë njerëz qëjetojnë dhe veprojnë pa synim dhe paudhëzues, nuk kujdesen të marrin vendim të paluhatshëm. Allahu xh.sh. thotë:“Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi nëkodrën TIR për marrjen e Shpalljes), embaroi nga stolitë e tyre një figurë viçiqë kishte britmë (pallte)...” ata pak mëherët kalonin detin, ku këmbët e tyrenuk lageshin në gropën e detit, dhe panëfaraonin dhe ushtarët e tij se si përmbyteshin, dhe ky është argument i madh,por pas kësaj ata morën për zot një viç:“A nuk e shihnin ata se ai nuk u fliste asnuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtë ndaj vetes sëtyre. E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar, u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar, thanë:“Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhenuk na e fal gabimin, ne pa dyshim do tëjemi nga më të dëshpëruarit”.Nga kjo del në pah dallimi i madh nëmes magjistarëve dhe benu-Israilëve. Atëherë kini kujdes nga pasiviteti, tëkeni kujdes e të mos jeni në pozite tëvështirë në mes të së vërtetës dhe tëpavërtetës. Vendosmëria le të jetë vendosmëri, këmbëngulësia le të jetë këmbëngulësi në ndjekjen e rrugës së vërtetënë mes të njerëzve.

Grupi i tretë

U luhatën disa nga beni-Israilët lidhurme Ligjin e Allahut xh.sh. dhe bënë disakrime të rënda, e ata janë ashabussebti,të cilëve u është ndaluar puna (gjuetia)në këtë ditë. Allahu xh.sh. i sprovoi atame dërgimin e shumë peshqve në ditën eshtunë para syve të tyre. Ata u lëkundënlidhur me këtë urdhër, merrnin rrjetatdhe i vendosnin që të premten në mbrëmje, kurse ato i mblidhnin në mëngjesine së shtunës. Disa nga besimtarët e drejtë, i urdhëronin për të mirë dhe i ndalonin nga e keqja, kurse disa besimtarëtë tjerë qëndruan pasivë, ppërderisa i qortonin ata që i urdhëronin për të mirë dhei ndalonin nga e keqja: “ Dhe, kur njëgrup prej tyre thanë: “Përse këshilloninjë popull që All-llahu do ta shkatërrojëose dënojë me një dënim të ashpër?”Thanë (këshilluesit): “Arsyetim paraZotit tuaj dhe me shpresë që t’u largohengabimeve”.Këtu doli në shesh grupi i mëkatarëvedhe grupi i të mirëve u ngrit me domosdoshmërinë e përmirësimit, dhe grupipasiv i cili nuk lëvizi dhe nuk përmirësoifare.

Shpëtim.... dënim....

dhe neglizhimPor, grupi pozitiv ishte i vendosur nëpunë, bëri durim në domosdoshmërinë epërmirësimit dhe qëllimi i tyre ishte kërkimi i faljes tek Allahu xh.sh., dhe ndoshta do të kishin sukses në përmirësimine tyre. Por puna mjafton, dhe Zoti ynënuk llogarit rezultatet.Ashabus-sebti nuk iu përgjigjen këshillës, atëherë Allahu xh.sh. mbi tazbriti dënimin: “E kur braktisën atë përse ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata qëpengonin nga të këqijat, ndërsa ata qëkundërshtuan, i kapëm me një dënim tëfortë, ngase ishin të shfrenuar.“ Kurse grupi pozitiv është përmendursë pari me shpëtim, kurse grupi pasivështë përmendur me dënim të rëndë. Sai për ketë grupit pasiv të cilët morënqëndrimin e shikuesit, Kurani i ka neglizhuar dhe nuk i ka përmendur fare. Mendimet divergjente në këtë mes demit tëtyre dhe neglizhimit të Kuranit në përmendjen e tyre, kurse çështja e tyreështë tek Allahu xh.sh..

Ekspozim për sëmundje

Përmbyllja e kaptinës paraqet shkakun e pasivitetit dhe lëkundjes, që ështëhutimi (shkujdesja). Kjo, sepse më sëshumti shpie në ftohjen e entuziazmitndaj së vërtetës dhe lëkundjen në triumfin e fesë. Atëherë, si të lëvizim në triumfin e fesë sonë? Allahu xh.sh. ka marrënga ne besën që nga fillimi i krijimit:“Kujto kur Zoti yt nxori nga shpina ebijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe ibëri dëshmues të vetes së tyre (duke uthënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”. Të mos thoni nëDitën e Kiametit: (Ne nuk kemi njohuripër këtë (dëshmim)... Këtu është përmendur hutimi (shkujdesja) për të vënënë pah rrezikshmërinë e tij. Allahuxh.sh. thotë: “Ne krijuam shumë ngaxhinët e njerëzit për xhehenem. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, atakanë sy me të cilët nuk shohin dhe atakanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Atajanë si kafshët, bile edhe më të humbur,të tillët janë ata të marrët.“ Hutimi ështëpërmendur për herë të dytë.

Bëje atë me këtë kuptim

Përfundimi më i mirë i kaptinës ështëme ajetin që ka sexhde, derisa të kujtojmë simbolin e vendosjes, këmbëngulësinë dhe qëllimin. Kujtojmë sexhden emagjistarëve të cilët sfiduan faraonindhe forcën e tij, atëherë le të bëjmë sexhde me këtë kuptim: “S’ka dyshim seata që janë pranë Zotit tënd (melekët)nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij ngamendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhevetëm Atij I bëjnë sexhde. “



Amr Halid
Përktheu dhe përshtati
Mr.Sc. Jakup Çunaku
Dituria Islame 216-217


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)