“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre u drejtohen injorantët me fjalë, ata thonë: “Paqe!”. Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehenemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë”.
Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq. Edhe ata që, kur shpenzojnë, nuk e teprojnë, dhe as janë dorështrënguar, por ndjekin mesataren e janë të matur.
Edhe ata që përveç Allahut, nuk i luten një zoti tjetër dhe nuk e mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai fal shumë.
Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek Allahu dhe është i pranishëm.
(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
Edhe ata që, kur këshillohen me ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk ua kthejnë krahët si të shurdhër e të verbër.
Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e ne na bëj shembull për të devotshmit”.
Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit
Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë që është ai! Thuaj: “Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi për ju do të jetë i pandërprerë”. (El -Furkan, 63-77)
Pa dyshim që ndër ajetet më madhështore të Kuranit janë edhe këto ajetet përmbyllëse të kaptinës “El - Furkan”, ku përshkruhen cilësitë e robërve të sinqertë të Allahut. Të jesh rob i Allahut, është nderi më i madh që mund të arrijë një krijesë. Ata që e meritojnë këtë epitet, vërtet janë njerëz që i do Allahu dhe nesër do t’i afrojë pranë mëshirës së Tij të pakufishme në Ahiret.
Zaten, vetë esenca e krijimit tonë është njohja dhe adhurimi i Allahut, ose të qenët rob i Tij, sepse në Kuran Allahu na ka dëftuar për qëllimin e krijimit tonë, kur thotë:
“Nuk i krijova xhinët e as njerëzit për asgjë tjetër, përveçse të më adhurojnë”.
Allahu nga njerëzit i ka zgjedhur ata më të dalluarit, duke i graduar në pejgamberë, madje disa prej këtyre pejgamberëve i dalloi në përgjegjësitë e tyre ndaj popujve të tyre, e prej tyre zgjodhi më të dashurin e Tij, Muhamedin a.s., që të jetë tërheqës i vërejtjes për tërë njerëzimin. Nga krijesat e tij dalloi njerëz, të cilëve u dhuroi intelekt dhe vullnet të lirë, (ndonëse të pjesshëm), por të mjaftueshëm që të jenë bartës të veprimeve të tyre. Por ndër këta njerëz ka dalluar dhe zgjedhur e graduar me cilësi një
grup prej tyre, që i Lartmadhërishmi i cilësoi Vetë si Robër të Allahut (Ibadu
Rrahman).
Nëpërmjet komentimin të këtyre ajeteve, ne do të shohim se cili prej njerëzve e meriton këtë nder kaq të lartë, që të hyjë në mesin e këtyre njerëzve të zgjedhur. Secili njeri që e gjen vetëm brenda këtyre cilësive, ai në fakt edhe është një prej tyre, i graduar, i respektuar dhe me pozitë të lartë.
Në këtë botë, shohim dhe hasim njerëz që janë robër të epsheve dhe pasioneve, robër të pasurisë, robër të shejtanit e të ligësive, robër të drogës, të alkoolit dhe të prostitucionit. Me një fjalë, njerëz që kanë rënë në këto kurthe të paudhësive dhe e kanë vështirë të dalin prej tyre.
Por, në këtë botë ekziston edhe një grup, që quhen robër të vërtetë të Allahut. Janë këta njerëz ndaj të cilëve është dorëzuar edhe djalli i mallkuar, sepse nuk mund të ndikojë tek ata me intrigat dhe mashtrimet e veta. Këtë na e pohon Kurani famëlartë në ajetin, kur shejtani thotë:
Ai (shejtani) tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” (Sad, 82-83) dhe:
“Në të vërtetë, ti (o shejtan) nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).” (El -Isra’ë, 65)
KOMENT
1. Përulësia - Modestia
Në fillim të këtyre ajeteve të kaptinës El -Furkan si cilësi të parë të robërve të Allahut, Allahu përmend përulësinë dhe modestinë, kur thotë:
“E robërit e Allahut janë ata që ecin nëpër tokë të qetë...” (Furkan, 63)
Modestia dhe përulësia në të ecur dhe në sjellje, është cilësia e parë e robërve të Allahut. Janë këta njerëz që në vete kanë krenarinë e Islamit, ecin me modesti e thjeshtësi duke mos u bërë mendje mëdhenj as kryelartë. Ata nuk dëshirojnë të ngrihen me kryelartësi mbi as kënd, por shikojnë vetëm punën e tyre. Këta njerëz zbatojnë në praktikë Urdhrin e Allahut, i cili shprehet nëpërmjet porosisë së Llukmanit që e këshillon të birin duke i thënë:
“Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën dhe as nuk mund të arrish lartësinë e maleve.” (El- Isra’ë, 37)
Po të ndalemi tek fjalia e fundit në këtë pjesë të ajetit: që ecin nëpër tokë të qetë...”, do të shohim se këtu kjo ecje e qetë dhe modeste, nuk nënkupton ecjen e një të sëmuri apo të një njeriu në prag të vdekjes, që ecën pa vullnet. Ecja e robit të Allahut, kurrsesi nuk bën të jetë e tillë, siç veprojnë disa njerëz që e mendojnë veten si takva dhe të devotshëm. Kjo ecje e tyre është një ecje artificiale, që bëhet vetëm për sy të njerëzve. Kjo lloj ecjeje nuk ka qenë praktikë as e Resulullahut e as e ashabëve të tij. Përkundrazi, Aliu r.a. na e përshkruan ecjen e të Dërguarit të Allahut tek thotë se, kur Resulullahu ecte, drejtohej, dhe ecte me vrull e krenari, sikur të zbriste nga lartësia”. Kjo ishte ecja e Pejgamberëve të Allahut, thotë Ibn Kajjimi.
Ebu Hurejre thotë: “Nuk kam parë gjë më të hijshme se Resulullahun s.a.v.s., të dukej se Dielli po i shndriste në fytyrë, dhe nuk kam parë njeri më të shpejtë në të ecur sesa Pejgamberi a.s., të dukej se toka i rrafshohej para tij, ne lodheshim duke i shkuar pas, e ai as që ndiente farë mundimi (lodhjeje)”.
Kështu, i Dërguari i Allahut nuk ecte me përtaci dhe as si i sëmurë, por mesatarisht, as shpejt shumë dhe as shumë ngadalë. Gjatë ecjes së tij, dilte në shesh tërë madhështia dhe krenaria, që të bënte menjëherë për vete.
Tregohet se një ditë Omeri r.a. kishte parë një të ri tek hiqej zvarrë, duke u shtirë si modest e i thjeshtë, dhe e kishte pyetur: “A mos je i sëmurë”? Ai i qe përgjigjur se nuk ishte i sëmurë, dhe Omeri r.a. i kishte thënë: “Atëherë, ec kështu!”, e kishte urdhëruar Omeri r.a., duke ia drejtuar trupin.
Transmetohet se Omeri r.a. kishte parë disa njerëz duke u përpjekur të ishin modestë e të përulur gjatë namazit, i shtrembëronin edhe gjunjët e tyre duke qëndruar sikur të sëmurë, dhe për këtë i kishte thënë njërit prej tyre: “O filan, ngrije kokën lart! Mos na e vdis fenë, Allahu të vraftë, sepse përulësia është në zemra e jo në gjunjë”.
Mendjemadhësia është një prej cilësive më të urrejtura që mund të ketë
njeriu. Vallë, si nuk mendon ky njeri se cila është baza dhe esenca e tij?. A nuk mendon se si u krijua? A nuk mendon se një ditë do të vdesë, do të varroset e do të shndërrohet në dhe?! Prandaj, o njeri, mos u bëj kryelartë, por ec me modestinë dhe krenarinë e besimtarit mbi këtë tokë, sepse ai që përulet për Allahun, Ai do ta ngrejë atë. Mos u bëj që të dallohesh patjetër nga të tjerët. A nuk e kemi shembullin më të mirë për këtë të Dërguarin a Allahut, të cilin, kur vinte dikush i huaj , nuk mund ta dallonte në mes të ashabëve.
2. Butësia - Dhembshuria
“ ... e kur atyre u drejtohen injorantët me fjalë, ata thonë: “Paqe!”. (Furkan, 63)
Si cilësi të dytë, që thekson Allahu në këtë ajet, kur flet për robërit e devotshëm të Tij, është butësia, sjellja e mirë me njerëzit, sidomos mirësjellja me injorantët dhe njerëzit e pacipë.
Nga kjo pjesë e ajetit nënkuptojmë gjendjen e atyre besimtarëve të ndershëm, që përmbahen nga hidhërimi, e frenojnë veten dhe gjuhën e tyre nga fjalët e kota e të këqija. Madje, edhe kur atyre u drejtohen injorantët me ndonjë fyerje a sharje, ata ua kthejnë: Paqe. Këta thjesht të keqen nuk dëshirojnë ta kthejnë me të keqe, por thonë vetëm fjalë të urta e paqësore. Këta robër të Allahut, kur dëgjojnë fyerje a fjalë të këqija nga të tjerët, nuk dëshirojnë të ndyjnë gojën e tyre me fjalë të ngjashme, por thonë Paqe, qetësi mbi ju. Gjuha e këtij besimtari është e denjë ta përmendë vetëm Emrin e Allahut, të flasë fjalë të urta, fjalë paqeje, fjalë të Allahut duke kënduar Kuran, duke madhëruar Krijuesin me “tekbir” dhe “tehlil”, e assesi me sharje apo fyerje të njëjta me injorantët dhe të prishurit.
Ata që mbrojnë gjuhët e tyre nga fjalët e kota, ata janë të shpëtuar, ata ja në robërit e Allahut, që meritojnë shpërblimin në këtë botë dhe në Ahiret. Ata që përmbahen, janë ata që e falin namazin duke përmendur Emrin e Allahut.
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, ata që janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, ata që i shmangen së kotës (fjalës a punës së kotë)” (El Mu’minun, 13) Këta janë pronarët e mirësisë dhe vlerave njerëzore.
Transmeton Bejhekiu në “degët e imanit” nga Amr bin Shuajb, e ky na babai i tij, e ky nga babai i tij të ketë thënë: “Kur t’i ketë tubuar Allahu të gjitha krijesat në Ditën e Gjykimit, thërret një thirrës: Ku janë vepërmirët? Në ata çast ngrihen disa njerëz të paktë në numër dhe ia mësyjnë me nxitim Xhennetit. I takojnë melaiket e u thonë: Po ju shohim tek nxitoni drejt Xhennetit, kush jeni ju? Ata thonë, ne jemi vepërmirët dhe pronarët e mirësisë. Atëherë melaiket i pyesin: Po cilat ishin të mirat tuaja? Ata përgjigjen: Kur na bëhej e padrejta, duro nim? kur dikush sillej keq ndaj nesh, ne ia falnim? kur dikush sillej me injorancë e paturpësi ndaj nesh, ne ia kthenim me butësi! Atëherë atyre u thuhet: Hyni në Xhennet, sepse ky është shpërblimi i merituar për atë që keni vepruar”.
O njeri, sillu mirë me të tjerët, tregoje zemërgjerësinë tënde, tregoje butësinë tënde, dëshmoje në vepër madhështinë e Imanit tënd. Sillu mirë me atë që je në armiqësi, foli fjalë të buta e të mira, mbase pas një kohe do ta përfitosh zemrën e tij. A nuk thotë Allahu xh.sh. në Kuran:
“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt.” (Fussilet, 34)
Është pyetur Enesi r.a. për këtë ajet kur’anor, dhe ka thënë: “Kuptimi i këtij ajeti është kur një njeri e shan dhe e akuzon vëllanë e vet mysliman, ia kthen me fjalët: “Nëse je i drejtë në atë që thua, Allahu më faltë mua, e nëse je duke gënjyer e shpifur, Allahu të faltë ty.”
Shikoni madhështinë e këtij shpirti. Njeriu e fyen dhe e shan duke i thënë o
i poshtër, o mizor, o i pafytyrë, o gënjeshtar, kurse ky ia kthen me këto fjalë kaq të buta: “Nëse je i drejtë në atë që thua, Allahu më faltë mua, e nëse je duke gënjyer e shpifur, Allahu të faltë ty!”
A thua cili prej nesh do të vepronte kështu? A nuk do të na nxehej gjaku dhe do të na lëshonte durimi, nëse dikush do të na fyente me kaq paturpësi. Por, jo, robi i Allahut e përmban veten, e fik ndjenjën e urrejtjes, e shuan gacën e ndezur të shejtanit që ai hedh në zemrën e besimtarit në ato momente kritike, me butësi dhe përulësi. A nuk është kjo edhe porosia e më të dashurit tonë, kur na porosit: “Mos u hidhëro”, që do të thotë “mos u bëj rob i pasioneve, frenoje vetveten dhe fike urrejtjen në zemrën të nde. Hape gjoksin dhe zemrën me butësi e dashuri”.
Nëse do të hidhërohesh, hidhërohu se pse nuk je duke punuar aq sa duhet për Allahun, për fenë islame dhe për Ahiretin, e mos u hidhëro për çështje të kë saj bote, sepse kjo është kalimtare, çdo gjë do të shkatërrohet e do të mbesin vetëm veprat tona të mira, mbeten butësia, përmbajtja, mëshira dhe dhembshuria.
Këto ishin dy cilësitë e para të robërve të Allahut, që ecin të qetë, krenarë e pa mendjemadhësi, dhe, kur u flasin injorantët, ata ua kthejnë me Paqe. Kë to janë veprimet me të cilat japin shembuj robërit e Allahut gjatë ditës, por të shohim se cilat janë veprat e këtyre njerëzve të afërt tek Allahu, gjatë natës...
(vijon)
Sabri Bajgora