Roboti tani do të shpërndajë ujin Zemzem për pelegrinët në Xhaminë e Madhe në Mekke dhe në Xhaminë e Pejgamberit a.s. në Madine, njofton Agjencia Saudite e lajmeve.
Shishet do të shpërndahen pa ndërhyrje njerëzore dhe pa shqetësuar pelegrinët brenda dy Xhamive të Shenjta.
Kryetari i Presidencës së Përgjithshme për çështjet e dy Xhamive të Shenjta, Shejh Dr. Abdulrahman bin Abdulaziz Al-Sudaisi, të shtunën përuroi robotin i cili do të shpërndajë shishe me ujë Zemzemi.
Dr. Al-Sudais theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të teknologjisë moderne për t'i shërbyer njerëzimit, veçanërisht gjatë shpërthimit të pandemisë Covid-19.
Roboti do të shpërndajë ujin pa ndërhyrje njerëzore dhe pa shqetësuar pelegrinët brenda dy Xhamive të Shenjta.
Arabia Saudite ka kufizuar pelegrinazhin vjetor të haxhit vetëm për qytetarët dhe banorët e saj për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Vetëm personat nga mosha 18 deri 65 vjeç të cilët janë vaksinuar ose imunizuar nga virusi dhe nuk kanë sëmundje kronike, do të mund të marrin pjesë. Është përcaktuar gjithashtu një maksimum prej 60,000 pjesëmarrës.