Në Prishtinë u mbajt Mevlud për nder të ditëlindjes së Pejgamberit a.s.


Për nder të Mevludit, datës 12 Rebiul – Evel, që kremtohet si ditëlindja e Pejgamberit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, ka mbajtur manifestim fetar kushtuar kësaj ngjarje. Ky manifestim, ashtu siç e do rendi, filloi me leximin e ajeteve nga Kurani fisnik.


Më pas, ligjëratën kryesore e mbajti kryeimammi i këtij Këshilli, Burhanudin ef. Hashani, i cili ndër të tjerash foli rreth jetës fisnike të të Dërguarit a.s.. Ai në mënyrë kronologjike përmendi veprimtarinë e Pejgamberit a.s., që nga lindja e deri në vdekjen e tij, si dhe për mësimet që ne duhet t’i marrim nga ai.


Krejt në fund, hoxhallarët e Këshillit kënduan pjesë nga mevludi dhe ilahi dhe kaside. Me këtë ngjarje është filluar edhe kremtimi i muajit të lindjes së Pejgamberit a.s., apo siç njihet ndryshe si muaji i Mevludit.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1634714477.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1634714496.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip