Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë mbajti sot mbledhjen e rregullt.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari, Dr. Valon ef. Myrta.

Në këtë mbledhje, Këshilli në rend të ditës pati leximin dhe aprovimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe shqyrtimin dhe aprovimin e Projekt buxhetit për vitin 2022.

Në vazhdim Këshilli shqyrtoi disa lëndë dhe mori vendime në kompetencë të tij.