Sulmohet Xhamia Haxhi Ymer në Gjakovë, autorët thyen dritaren dhe hynë brenda
Natën e mbrëmshme, persona të panjohur kanë thyer dhe dëmtuar një prej dritareve të Xhamisë Haxhi Ymer dhe kanë hyrë brenda.
Sipas imamit të kësaj xhamie, Esat ef. Rexha, personat në fjalë janë futur me forcë nga dritarja e xhamisë dhe kanë marrë me vete kasafortën e xhamisë duke vjedhur një shumë të parave, vlera e të cilave nuk u dihet.
Pasi është njoftuar me rastin Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka filluar hetimet.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1646043018.jpg[/IMG]
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës