Siç raporton Saudi Gazette, me afrimin e muajit të Ramazanit, aplikacioni Tawakkalna do të fillojë të hapë derën për njerëzit që duan të rezervojnë kohën për kryerjen e Umres gjatë muajit të shenjtë.
Ky është padyshim një lajm i mirë për ata që duan të optimizojnë muajin e shenjtë të Ramazanit me kryerje të adhurimeve.
Pelegrinët e mundshëm që dëshirojnë të kryejnë Umren gjatë muajit të Ramazanit mund të rezervojnë rezervimet e umres së Ramazanit përmes ikonës së re të ofruar nga aplikacioni, e kjo është ikona “Manasik Gate”.
Ky aplikacion ofron kohët për kryerjen e umres, e cila përfshin 12 herë gjatë ditës dhe natës me dy orë për kryerjen e gjithë ritualit. U mundëson qytetarëve dhe banorëve të zgjedhin kohën e cila u konvenon atyre.
Megjithatë, si aplikacione që u mundësonin njerëzve të rezervonin një kohë për të kryer Umren me ritmin e tyre, pritet që të premteve gjatë muajit të Ramazanit të ketë shumë rezervime, ndërsa ditëve tjera nuk do të ketë shumë turmë.
Më herët, më 9 shkurt, qeveria e Arabisë Saudite ka njoftouar se pavarësisht nga statusi i vaksinimit, qytetarët sauditë dhe shtetasit e huaj që udhëtojnë në Mbretërinë duhet të paraqesin prova të një rezultati negativ të COVID-19 nga një PCR i miratuar ose testi i shpejtë i antigjenit i marrë brenda 48 orëve nga nisja.
Fëmijët nën moshën 8 vjeç përjashtohen, por gjithsesi duhet të respektojnë çdo rregullore të vendosur nga vendi i nisjes në lidhje me procedurën e testimit për COVID-19.
Nga ana tjetër, ata që rezultojnë pozitivë për COVID-19, por janë plotësisht të vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga autoritetet në Mbretëri, mund të hyjnë në Arabinë Saudite pas shtatë ditësh nga data e testimit pozitiv, pa pasur nevojë për një test tjetër.
Dhe ata që nuk kanë përfunduar një dozë plotësisht të miratuar të vaksinës mund të hyjnë në Mbretërinë pas dhjetë ditësh nga data e testimit pozitiv.