Universalizmi i thirrjes islame


Duke lexuar dhe medituar Kuranin, ajete të shumta na orientojnë drejt asaj që për çdo problem dhe sfidë që ballafaqohet njeriu në këtë botë, ka ofruar edhe zgjidhje, qofshin ato të thjeshta apo edhe të komplikuara.


Kurani nuk lë hapësirë për hamendje dhe drejton saktë dhe drejt njeriun, sepse është i vërtetë dhe është prej Zotit, duke i bërë ftesë njeriut që ta njoh Zotin dhe t'i përulet e nënshtrohet vetëm Atij. Në këtë vazhdë edhe adhurimin që bënë duhet ta bëjnë në emër të Tij. Për këtë Zoti xh.sh në Kuran thotë: "E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë." (El Bejjine,5).
Nga ky ajet kuranor vërteto het se thirrja islame është për tërë botën, meshkuj dhe femra, deri në fund të kësaj bote. Kjo metodë e thirrjes gjen aplikim te mendjet e ndryshme, nisur nga hyrjet të cilat iu intereson të gjithëve, ku secili në të gjen përgjigjen e dëshiruar dhe shëruese, qoftë ai që dëshiron ta ndriçoj rrugën e tij apo edhe ai që dyshon në të, islami ia qartëson dhe heq çdo dyshim.
Në lidhje me këtë, dijetari Mu hamed Izet Druzu në tefsirin e tij thotë se Kurani ofron zgjidh je për problemet më të komplikuara, si pasojë e së cilave njerëzit janë ndarë dhe përçarë e janë bërë kundërshtarë të njëri-tjetrit. Kurani largon njeriun nga mendimet radikale, duke udhëzuar ata që janë të iluzionuar dhe të hezituar për t'i deziluzionuar me anë të metodës së ligjërimit që iu drejtohet mendjeve dhe zemrave së bashku. Në të është fuqia dhe ndikimi, bindje për secilin që nuk iu ka ndyrë ndërgjegjja që të marrë për zot egon e tij dhe të mbajë inat dhe mendjemadhësi karshi fakteve dhe të vërtetave. Kurani po ashtu ofron organizim proporcional mes shtresave të ndryshme të njerëzve sidomos mes atyre që i janë përgjigjur thirrjes islame, myslimanëve dhe të tjerëve mbi bazën e paqes dhe lirisë, drejtësisë dhe të vër tetës, duke iu përmbajtur apo ruajtur kufijtë e secilit, mos ushtrim të dhunës, mos pengim, mbyllje e kurth. Së këtejmi obligohemi me shtrimin e thirrjes për në islam, rrugën e Zotit me urtësi e këshillë të mirë, duke polemizuar me të tjerët me kulturë përveç atyre që ushtrojnë agresion dhe ata që penguan nga rruga (imani) e Allahut dhe që kërkuan shtrembërimin e saj, derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun.
Ajo që Kurani vazhdimisht e potencon është fakti se thirrja në Islam duhet të jetë në formën bindëse, duke ofruar argumente që bindin mendjen duke i lënë hapësirë për mendim dhe dëshirë. Për mos imponim, janë një sërë argumentesh fetare të cilat nda lojnë imponimin dhe dhunën në pranimin e fesë.
Thotë i Lartësuari: "Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët, e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i di jshëm."(El Bekare, 256).
Po ashtu sikurse daveti nuk është obligativ për çdo kënd që e dëgjon që t'i përgjigjet. Sepse udhëzimi është dhuratë nga Allahu xh.sh., ia dhuron atij që do prej robërve të Tij, ashtu siç e shpjegon edhe ajeti kuranor në vazhdim: Thuaj: "O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!As ju nuk jeni ad hurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë ad huroj! Ju keni fenë tuaj (që i përm baheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)! (El Kafirunë,1-6).


Zbutja e zemrave për t'iu përgjigjur thirrjes


Pra, mësimet islame përmban dhe drejton frymën që të zbusë zemrat për t'iu përgjigjur thirrjes në islam, të ofrojë dhe bashkoj shpirtrat në dobi të ndërsjellë, dhe hap mundësitë për zemrat që dëshirojnë të njohin fuqinë e Allahut xh.sh. Rëndësi të veçantë ka edhe forma dhe mënyra se si e prezantojmë dhe paraqesim Is lamin te të tjerët. Kjo është një art në vete që jo gjithkush mund ta bëjë në formën më të mirë, duke mundësuar që të hapet gjoksi i atij që dëshiron të hyj në Islam si dhe atij që shpreh interesim të bëjë hulumtim dhe kërkim për hi storinë dhe kulturën islame.
"Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit." (En-Nahl,125).
Është interesant të shikohet edhe mendimi i orientalistëve si Thomas Arnold, i cili në librin e tij "Thir rja në Islam" shprehet se që nga shfaqja Islami është fe e thirrjes qoftë nga aspekti teorik apo prak tik. Edhe vetë jeta e Muhamedit a.s., përfaqësonte këtë frymë dhe mësime, dhe se Muhamedi a.s., në fazat e para të thirrjes, gjatë tërë shpalljes mekase dhe disa vite të periudhës medinase, nuk pati menduar për të qenët e thirrjes mbarëbotërore, por thjesht men donte si të drejtonte vetëm arabët, pra për Meken dhe zonat përreth në gadishullin e arabëve e pa përf shirë popujt tjetër, të cilët hynë në rrethin e thirrjes vetëm pasi u sig urua pushteti dhe qëndrueshmëria në Medine e Kurejshitët pranuan marrëveshjen e Hudejbijes.(1)
Një shkencëtar i Gjeologjisë që punonte në Universitetin e Oks fordit, gjatë studimit të tij në lab orator kishte marrë mostra nga shkëmbinj me ngjyra të ndryshme, por nga i njëjti vend. Ishte habitur me këtë fakt dhe me këtë ngjyrim, andaj vazhdoi hulumtimin e tij disa ditë me radhë duke eksperi mentuar me shpresën se do të arrij ta zbërthej sekretin e ngjyrave të shumta të tij. Aty kishte një asis tent i përkatësisë myslimane nga India, i cili kishte vërejtur habinë e profesorit, filloi t'i lexojë disa herë ajetet 27 dhe 28 të sures Fatir.
"A nuk e sheh se Allahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po Al lahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, Allahu është mbi gjithçka është mëkatfalës."( Fatir, 27-28).
I gjendur i mahnitur nga dëgjimi i këtyre dy ajeteve, profesori kërkon që t'i përkthehej dhe pas dëgjimit të tyre disa herësh, u shpreh: "E gjeta, zgjidhja është në urtësinë e Zotit, e cila shfaqet para nesh në botanikë e tek njeriu edhe tek shtazët tjera me shumëllojshmëri të ngjyrave."
Përmbajtja e këtyre dy ajeteve që përshkruan shkëmbinjtë me shumëllojllojshmëri ishin shkaku kryesor që ky shkencëtar të kaloj në Islam.
Kurse rasti tjetër është më specifik, i cili ka protagonist një lundrues si dhe asistenti i tij i cili ishte nga Gjiri Persik. Një ditë ata ishin duke lundruar në det dhe papritmas u përkeqësua moti dhe filloi një shtrëngatë dhe valët e detit filluan të godasin anijen pa mëshirë. Piloti u lodh për së tepërmi duke mbajtur timonin e anijes dhe kërkoi nga asistenti i tij që ta ndihmojë dhe ta drejtoj anijen në mënyrë që t'i shpëtojnë katastrofës që ishin në prag të saj. Asistenti arab filloi që t'i lexojë këto ajete kuranore: "Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit Allahu nuk jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë." (En-Nurë,40).
Dhe vazhdoi që t'i lexonte këto ajete dhe lutje tjera deri sa u qetë sua deti, pushoi era dhe shiu, atëherë piloti çuditërisht e pyeti se çfarë po thoshte, kurse ai iu përg jigj që lexonte ajetin nga Kurani famëlartë. Më pas edhe ia përktheu kuptimin e ajetit. - "A ishte Muha medi, pilot anije dhe a ka lundruar në det?(2) -pyeti ai.
-"Sigurisht që jo"-iu përgjigje asistent i tij.
Atëherë ai tha se ajo çfarë na është thënë neve se Muhamedi ishte përpilues i Kuranit është i pavërtetë dhe është jashtë forcës së njeriut. Unë pjesën më të madhe të jetës e kaloj në lundrim, por sikur kjo natë nuk më ka ndodhur asnjëherë. Ishte një natë e çuditshme dhe kjo më shtynë që të lexoj dhe njoh edhe më shumë Kuranin të cilin as specialistët nuk mund ta njohin në fushat e tyre. Më pas ka loi në Islam nga bindja dhe dituria.


Bindja nga argu mentet shkencore


Një nga arsyet kryesore që në perëndim shumë njerëz përqafojnë Islamin është ngase ata binden nga argumentet shkencore që burojnë nga metodologjia e Kuranit në mësimin e njerëzve si dhe depërtimi i thellë i tij në zemrat e njerëzve me argumente të qarta dhe bindëse.
Thotë i lartësuari në Kuran: "Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besu an. A mos do t'i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t'i konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend." (Sad,27-29).
Pra, baza e metodologjisë së thir rjes në Islam dhe universaliteti për çdo ndjeshmëri që i sillet në kokë njeriut. Në të ka udhëzim dhe dritë, përsosmëri dhe qetësi.
"Është e vërtet se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh." (El Isra,9).
Nga mirësia e tij janë të mbuluar dy botët (njerëzore dhe e xhinëve). Na ka paralajmëruar që të ruhemi nga të këqijat. Qoftë nga çështjet e kësaj bote, apo ajo që është gëzim në botën tjetër, qoftë me fjalë të qarta apo me ofrimin e shembujve të cilët na thërrasin në mendim dhe meditim në këtë kozmos që të arrihet urtësia e Allahut xh.sh.
"Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve. Allahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to më të vërtetë ka fakte për besimtarët." (El Ankebutë, 43-44).
Apo ajeti tjetër ku Allahu thotë: "E në tokë, copa sipërfaqesh, te ngjitura njëra me tjetrën, kopshte të hardhisë, të mbjella (të llojllojshme) dhe hurma (bimë këto) që janë të degëzuara në shumë trupa dhe jo të degëzuara (nga një filiz) e të gjitha ujiten nga një ujë, dhe Ne shijen në ngrënie të frutave të tyre e kemi dalluar njërën prej tjetrës. Edhe kjo dëshmon për argumente për njerëzit e mençur." (Er-Rad,4).
Gjuha arabe si gjuhë në të cilën është zbritur Kurani mbetet gjuha me elokuente e njerëzimit. Kupti met e saj, nuk përmbajnë seman tika kundërthënëse. Këtë gjuhë, Allahu e veçoi me shumë karak teristika: është gjuhë e banorëve të xhenetit, në të është zbritur Ku rani, kuptimi dhe semantika e tij depërton thellë në shpirtin e nje riut dhe për shkak të kësaj shumë njerëz kanë kaluar në Islam.
Shembull më konkret kemi mjekun francez Maurice Bucaille, i cili është autor i librit "Bibla, Kurani dhe Shkenca" i cili para se të bëhej mysliman shfrytëzoi postin dhe autoritetin e tij si misionar i krishterë pasi që çdo pacienti që kërkonte ilaç tek ai, ai shfrytëzonte gjendjen e rëndë shëndetësore të tyre e edhe injorancën dhe ofron te disa argumente dhe dyshime që ngriheshin kundër Islamit, duke u munduar që atyre të ua konfir monte se Kurani nuk është fjalë e Zotit. Ai më vonë pranoi Islamin me mirësinë e Zotit dhe pastaj me urtësinë dhe vizionin e mbretit Fejsal, i cili zhvilloi një bisedë të gjatë me tëdhe arriti që të mbjell dyshim në atë që thotë. Në një rast mbreti Fejsal iu drejtua atij, A e ke lexu ar Kuranin në gjuhën arabe? Ku Zoti thotë: "Ne e zbritëm atë Kuran arabisht, ashtu që ta kuptoni." (Ju suf,2), si dhe ajeti tjetër kuranor:
"Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhamedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kuranit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë." (En-Nahl,103)
Ai u përgjigj se i ka lexuar vetëm në gjuhët evropiane. Mbreti Fejsal iu drejtua: "Nuk e paske lexuar dhe nuk e ke kuptu ar, andaj lexoje në gjuhën në të cilën është zbritur e pastaj mund të zhvillojmë debat sepse ti nuk e ke lexuar Fjalën e Zotit por ke lexuar fjalën e përkthyesit."
Maurice Bucaille, pas këtyre fjalëve, për çdo ditë një orë ia kushtoi gjuhës arabe për dy vite të plota dhe ndryshoi tërësisht mendimin e tij mbi Kuranin dhe Islamin dhe si rezultat shkroi librin që e cekëm më lartë që është një ndihmesë e madhe për të kuptuar drejt islamin dhe interpretuar nga aspekti shkencor, duke përfunduar se Kurani është libër i Zotit dhe i vetmi në të cilin shkencëtari dhe i dituri bashkëkohor të deduktoj se ai është libër i fundit dhe i vërtetë i zbritur nga Zoti, në të cilin nuk asnjë shkronjë tepër dhe as mangu.
"Për këtë arsye Kurani nuk është libër qëllimi, i të cilit do të ishte paraqitja e disa ligjeve që rregullojnë Gjithësinë, ai ka qëllim në thelb religjioz. Kryesisht me rastin e përshkrimit të gjithëfuqisë hyjnore, njerëzve u janë drejtuar thirrje që të mendojnë mbi veprat e krijimit".(2)
Mesazhi i Kuranit është njëherësh dituror e praktik, ligjor e moral, i preokupuar me problemet e përditshme si dhe jetën e përshpirtshme e intelektuale. Tek sti sakral merret me çdo aspekt të lidhur me njeriun, nga pyetjet in telektuale më të thella dhe çësht jen shpirtërore më të lartësuara deri te punët mondane të jetës së zakonshme. Ai është njëherësh terapeutik e didaktik, mesazh si hariqesh (bishareh), e paralajmërim (nadhr).(3)


Konfirmimi i monoteizmit


Pra, çdo ajet kuranor në vetvete përmban thirrje në Islam, urtësi dhe këshillë. Metodologjia e thirrjes islame në çdo ajet ndërtohet mbi bazën e konfirmimit monoteizmit, sinqeritetin në punë dhe besimin se Kurani është i vërtetë i shpallur prej Zoti. Shiko se çfarë thotë i Lartësuari në Kuran: "Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. Allahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij." (Esh-Shura,13).
Kurani, siç thotë Aliu r.a., në të ka lajme nga popujt para jush, lajme për gjeneratat pas jush. Ai është mrekulli e përjetshme deri në kiamet.
Kështu na mëson Kurani në lidhje me dialogun dhe debatin që duhet zhvilluar me ata që dëshirojnë të arrijnë tek e vërteta dhe që nuk e përzien të vërtetën me të shtrembëtën ashtu siç ishte rasti me delegacionin e Nexhranit, të cilët treguan kryeneçësi dhe thirr ja për mallkim ishte fjala ndarëse, ashtu siç e përshkruan edhe Zoti në këtë ajet.
"E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vet ju, mandej sinqerisht të lute mi për mallkim, dhe mallkimi nga ana e Allahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve." (Ali Imran,61).
Komentuesi i njohur i Kuranit thekson se shkaku u zbritjes së këtij mallkimi dhe para saj nga fillimi i sures e deri në këtë ajet është delegacioni nga Nexhrani, të cilët ishin të krishterë dhe fil luan ta kundërshtojnë çështjen e krijimit të Isës a.s., sipas mësimeve kuranore, duke qenë kokëfortë në qëndrimet e tyre.(4)



________________________________
1. Thomas Arnold, The preaching of Islam a history of the propagation of the muslim faith,2-nd edition, London Constable & Company ltd. 1913.p.28-30.
2. Maurice Bucaillem, Bibla, Kurani dhe Shken ca, Komiteti i Bashkuar Saudit, Prishtinë, pa vit botimi, përkthyer nga Nazim Juniku,f.140.
3. Sejjid Husein Nasr, Hyrje e përgjithshme në përk thimin dhe komentimin e Kuranit, Logos-a, Shk up,2018,f.24.
4. Imam Hafidh ebil Fida Ismail ibn Kethir el Kureshi Ed-dimeshki, Tefsirul Kur'anil adhim, Darul marife, Bejrut, v.2,1993.f.376.


 


 


Dituria Islame 336


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Simpozium shkencor për Muhamedin a.s. në Gjilan (VIDEO)