Rregulla të reja të Indonezisë që ulin volumin e altoparlantëve gjatë ezanit

Rregullat e reja të Indonezisë që rregullojnë përdorimin e altoparlantëve për më shumë se 600 000 xhami të regjistruara, të lëshuara më 18 shkurt duket se kanë ndezur polemika në vendin me popullsinë më të madhe myslimane në botë.
Ministria e Çështjeve Fetare, përmes një letre qarkore, ka prezantuar disa udhëzime të reja për altoparlantët në përgjigje të ankesave të shumë njerëzve ndër vite për nivelin dhe cilësinë e altoparlantëve që përdoren zakonisht në xhami gjatë thirrjes së ezanin dhe gjërave tjera. Qarkorja rregullon kohën dhe fuqinë nga altoparlantët në xhami dhe dhoma lutjesh.
Në qarkore, ministri i fesë, Yaqut Cholil Qoumas, tha se përdorimi i altoparlantëve në xhami dhe dhoma lutjesh është i nevojshëm për muslimanët. Nga ana tjetër, shoqëria indoneziane është gjithashtu e larmishme në fe, besim e prejardhje. Pra, është e nevojshme të ruhet vëllazëria dhe harmonia shoqërore.
Qarkorja, një përditësim i udhëzimeve origjinale të vitit 1978, prezantoi një kufi të volumit për altoparlantët, me një kufi maksimal prej 100 decibel, dhe kërkonte që cilësia e zërit të ishte "e mirë ose jokonsistent. Gjithashtu ka shkurtuar kohën e recitimeve kuranore para ezanit të sabahut, e cila më parë ishte 15 minuta në 10 minuta.
Në udhëzimet e reja gjithashtu thuhet se gjatë predikimeve dhe njoftimeve tjera mund të përdoren vetëm altoparlantin e brendshëm dhe jo ata të jashtëm.
Komuniteti i internetit në Indonezi duket se është i ndarë kur bëhet fjalë për udhëzimet e reja, me disa që mbështesin politikat e reja dhe të tjerë që ankohen për masat e Ministrisë së Fesë.
Një përdorues i Twitter tha se rregullat e reja për përdorimin e altoparlantëve të jashtëm për ezanin ishin të sakta. Ai pranon se shpesh shqetësohet nga kjo pasi shtëpia e tij është ngjitur me një xhami tradicionale.
Një tjetër përdorues i Twitter-it, megjithatë, tha se Islami dukej se ishte feja e vetme që ishte në shënjestër, dhe po i afrohej ndjesisë si të jetonte në Francë”, e cila ka ndaluar në mënyrë të diskutueshme mbajtjen e mbulesave islame në hapësirat publike.