Kryetari i Dijanetit, Ali ef. Erbash dhe Myftiu Tërnava u pritën në takim nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani


Kryetari i Dijanetit, prof. dr. Ali ef. Erbash dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u pritën sot në takim nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Në takim është diskutuar për rolin e BIK-ut dhe bashkësive të tjera në kultivimin e tolerancës fetare në Kosovë. Presidentja Osmani ka theksuar se toleranca ndërfetare në Kosovë është vlerë e shquar e shoqërisë kosovare dhe ka nënvizuar rolin pozitiv të bashkësive fetare në këtë drejtim.

Gjatë takimit, presidentja Osmani u njoftua për projektet humanitare të mbështetura nga Dijaneti në Kosovë.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/111_1646815877.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip