Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite ka konfirmuar se më shumë se një milion besimtarë kanë falur namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe në Mekë pas heqjes së kufizimeve të Covid-19.
Kohët e fundit Arabia Saudite hoqi të gjitha llojet e kufizimeve për të hyrë ose falur brenda xhamive të shenjta. Kufizimet që janë hequr përfshijnë distancimin social, vaksinimin, shfaqjen e statusit si imun.
Besimtarët mund të vizitojnë dhe të falen brenda xhamive të shenjta, Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid an-Nabawi, pa kufizime.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1647253962.jpg[/IMG]
Pas heqjes së këtyre masave parandaluese, mekami i Ibrahimit (a.s.) është hapur edhe për publikun e gjerë.
Dijetarët gjithashtu janë angazhuar brenda xhamisë së madhe të Mekës gjatë Ramazanit 2022 për t’i ndihmuar pelegrinët. Teravia do të fillojë me pjesëmarrje të plotë gjatë muajit të Ramazanit.
Ministria e Haxhit dhe Umres konfirmoi se bota do të jetë dëshmitare e një numri rekord të hanxhinjve gjatë Haxhit 2022.