Këto ditë në Arabinë Saudite po qëndron një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës, respektivisht Komisioni për Redaktimin e Përkthimit të Kuranit në Gjuhën Shqipe prej haxhi Sherif Ahmetit.
Kjo vizitë e Komisionit të BIK-ut po ndodh në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim, e nënshkruar prej ministrit të Vakfit dhe Çështjeve Islame të Arabisë Saudite, Abdullatif Al Sheikh dhe myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me këtë rast Delegacioni kosovar në përbërje të Sabri Bajgorës-kryetar, Vedat Sahitit, Besim Mehmetit, Bashkim Mehanit dhe Besnik Jahës-anëtarë, ka vizituar Kompleksin dhe shtypshkronjën e Kuranit në Medine, ku është pritur prej drejtuesve të saj,
sekretarit të Përgjithshëm të Kompleksit të Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit, Talal bin Razan Er Ruhejli, si dhe ka zhvilluar takime konsultative pune me dy grupe punuese në kuadër të institucionit: grupin shkencor për çështje fetare dhe grupin për përgatitje teknike.
Në secilin nga takimet u nxorën përfundime konkrete të bashkëpunimit, e të cilat do të reflektojnë në projekte konkrete e në dobi të besimtarëve myslimanë shqiptarë gjithandej nëpër botë.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1647417529.png[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1647417559.png[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1647417573.png[/IMG]