Kryetari i KBI në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta takoi Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini.


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta bashkë me sekretarin Ahmet ef. Hoxha takuan sot Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Kryetari Myrta bashkë me Kryetarin Gjini u pajtuan se një akt përçmues si ai i djeshëm nga ana e Drejtorisë së Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë është gabim që nuk bën të ndodhë në të ardhmen. Gjakova është shembull i rrallë i bashkëjetesës fetare vëllazërore, prandaj gabimet dhe mos perceptimi i ndjeshmërive nuk mund të ndikojnë te asnjë qytetar i komunës tonë.

Konsiderojmë se e drejta e arsimit dhe manifestimit të lirshëm të besimit është nga parimet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë dhe fryma tolerante e demokratike është ajo me të cilën duhet të funksionon shoqëria jonë.

KBI në Gjakovë falënderon Kryetarin Gjini për reagimin e menjëhershëm dhe bashkëpunimin e mrekullueshëm që kemi mes dy institucioneve. Ne, si Këshill mbetemi të përkushtuar që krahas shërbesave fetare, të kontribuojmë për një shoqëri të edukuar, të arsimuar dhe tolerante, ku mbizotëron harmonia dhe fryma vëllazërorë te të gjithë qytetarët e vendit tonë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip