Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbrëmë në ambientet e hotelit “President”, shtroi iftar regjional për strukturat e ndryshme të shoqërisë, ku të pranishëm ishin edhe Kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kryetari i Këshillit të Rahovecit Shani Sylka dhe kryetari i Këshillit të Malishevës Mr. Sead Paçarizi.
Këtë mbledhim e nderuan me pjesëmarrjen e tyre deputeti Hisen Berisha, deputeti Agon Batusha, përfaqësues të shumtë të institucioneve, personalitete nga fusha të ndryshme, imamë nga Rahoveci dhe Malisheva, xhematlinjë nga të gjitha xhamitë e Gjakovës dhe qytetarë tjerë të komunës tonë.
Në fillim Kryetari i KBIGJ, Dr. Valon Myrta i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë iftar madhështorë.
“Ky muaj i sjell njerëzit me hare dhe shpresë pranë njëri tjetrit. Ne ju falënderojmë që keni dhënë mundësinë që të jemi zëri juaj artikullues për çështjen e besimit dhe dora juaj e shtirë e solidaritetit për të gjithë ata që janë skamnor”, tha ndër të tjera Kryetari Myrta.
Më pas falën e mori Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini i cili tha se kjo mbledhi dëshmon se ka njerëz të cilët respektojnë vlerat njerëzore dhe fetare.
“Ky numër kaq i madh i juaj në këtë iftar dëshmon se këtu ka njerëz që dinë ta bëjnë respektin, dinë ta respektojnë njëri tjetrin dhe dinë t’i respektojnë edhe vlerat fetare. Treva jonë gjithmonë ka jap një shembull të jashtëzakonshëm se çfarë do të thotë solidariteti, sjellja e mirë, respekti i njëri tjetrit dhe i vlerave islame”, tha Kryetari Gjini.
Të pranishmeve iu drejtua edhe Myftiu Tërnava i cli vuri theksin në rëndësinë e Muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Muaji i Ramazanit është muaj i solidaritetit, është muaj i afrimit me njëri tjetrin, është muaj që ngërthen në vete të gjitha vlerat që duhet t’i ketë individi, familja dhe shoqëria. Populli ynë, kombi ynë ka arrit qëllimin që e ka gjithnjë në veten e vet, që të fisnikërohet dhe që t’ia dal çdo punë të cilën është nisur për ta kryer, sigurisht se të bashkuar duke qenë unik që të gjithë do t’ia dalim. Bashkësia Islame e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë peshë e rëndë për të gjitha rrjedhat e përgjithshme në vendin tonë, por gjithherë ka qenë ndihmëse e proceseve si para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës”, tha Myftiu Tërnava.
Nga të pranishmit u tha se në këtë muaj më së miri shprehet besimi, sinqeriteti, humanizmi dhe solidariteti, virtyte këto që duhen të jenë pjesë jetës te secili besimtar.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/pritja_1650817043.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/iftar1_1650816776.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/valoni__1650816808.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/ardiani_1_1650816827.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/myftia__1650816844.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/duaja1_1650816869.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/duaja-ne-fund_1650816895.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/foto-e-perbashk_1650816918.jpg[/IMG]