250,000 besimtar marrin pjesë në natën e Kadrit në Al-Aksa

Autoritetet muslimane në Jerusalem thonë se 250,000 besimtar u mblodhën në xhaminë Al-Aksa për të shënuar Natën e Kadrit.

Besimtarët u mblodhën në një nga vendet e shenjta të Islamit, të mërkurën në mbrëmje.

Nata e Kadrit, besohet nga muslimanët të jetë nata kur vargjet e para të Kuranit iu shpallën Pejgamberit Muhamed a.s.

Thuhet se Nata e Kadrit bie në një nga 10 netët e fundit të Ramazanit, megjithëse zakonisht besohet se është e 27-ta.