Kryeimami Sahiti priti në takim z. Abdulaziz Alobaid

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim Abdulaziz Alobaid, drejtor gjeneral i Fondacionit Kuvajtian për ndihmë, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kryeimami Sahiti falënderoi drejtorin Alobaid për vizitën dhe për bashkëpunimin e organizës kuvajtiane me Bashkësinë Islame në realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme për Bashkësinë Islame, sidomos në fushën humanitare dhe zhvillimore të vakfëve.

Nga ana e tij, drejtori Abdulaziz Alobaid falënderoi kryeimamin Sahiti për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe theksoi përkushtimin e tij dhe të institucionit për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

Në fund të takimit, kryeimami Sahiti i dhuroi mysafirit katalogun e dorëshkrimeve arabe të bibliotekës së Bashkësisë Islame të Kosovës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)