Myftiu Tërnava pritet në takim nga zv.ministri i Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite

Gjatë qëndrimit në Riad të Arabisë Saudite, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, zhvilloi një takim në Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, në të cilën u prit nga zëvendësministri, dr. Avad al-Anzi.

Myftiu Tërnava falënderoi zëvendësministrin Al-Anzi për kontributin e Mbretërisë Saudite për Kosovën, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.

Në këtë takim u diskutua edhe për themelimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e përhapjes së tolerancës, bashkëjetesës dhe luftimin e radikalizmit, ekstremizmit dhe islamofobisë.



[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/280143372_50961_1652365395.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/280112448_50961_1652365418.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip