“Bereqeti” në Gjakovë nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Komunën e Gjakovës.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Komunën e Gjakovës.
Memorandumi i nënshkruar nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Koordinatori i Shoqatës “Bereqeti”, dega në Gjakovë, Abdurrahman ef. Bejtullahu, parasheh bashkëpunimin e të dyja palëve në angazhim për zgjidhjen e banimit të familjeve në nevojë.
Sipas këtij memorandumi, në bazë të kërkesave dhe në bazë të kritereve të përcaktuara, do të përzgjidhen disa familje të cilave do tu ndërtohen shtëpi apo do tu sigurohen banesa me sistemin “çelësat në dorë”.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1654183601.jpg[/IMG]
Artikulli i kaluar