Besimtarët mysliman nga Kosova po qëndrojnë në Arafat
741 besimtarë myslimanë nga Kosova që janë duke e kryer haxhin, kanë mbërritur mengjesin e sotëm në Arafat.
Pjesë obligative e kryerjes së haxhit është pikërisht qëndrimi në kodrën e Arafatit, ku besimtarët myslimanë janë duke qëndruar atje.
Ndjenja e të qenët në haxh dhe në Arafat është vështirë e përshkrueshme, për të gjithë besimtarët.
Pjesë e haxhit dhe e shoqërimit të haxhinjëve nga Kosova është edhe kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Ai thotë se ky haxh është unik për faktin se në ditën e Arafatit është edhe dita e xhuma.
Gjatë qëndrimit në Arafat përvec lutjeve dhe adhurimeve të ndryshme, para besimtarëve ligjëroi sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.