KBIGJ priti për urime të Kurban Bajramit përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe politike


Sot, me rastin e festes së Kurban Bajramit, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me dr. Valon ef. Myrta, e vizituan për urime Nënkryetari i Komunës së Gjakovës z. Flamur Fetahaj me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së PD-së, z. Bahri Bokshi me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së VV-së deputeti z. Agon Batusha me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së PDK-së deputeti z. Hajdar Beqa me bashkëpunëtorë.

Ata uruan festën e Kurban Bajramit dhe u shprehën se kjo është festë i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive dhe solidaritetit mes njerëzve.
Nga ana e tij Kryetari i Këshillit i falënderoi mysafirët për urimet duke luttur Zotin që të begatojë vendin tonë dhe të mbjellë në zemrat e njerëzve mirënjohjen dhe dashurinë.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1657363588.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1657363637.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1657363357.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/8_1657363381.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip