Kryesia e BIK dënon sulmin mbi imamin e xhamisë së fshatit Lupç

REAGIM:

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe sulmin mbi imamin e xhamisë së fshatit Lupç, të komunës së Podujevës, Zeqir ef. Berishës.
Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar.
Imami është autoriteti më i lartë fetarë në xhematë, andaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës.
Mbështesim dhe i qëndrojmë afër imamit të respektuar, e nga xhemati kërkojmë që të distancohen nga autorët e sulmit, ndërsa nga organet e drejtësisë kërkojmë që të japin vendimet e duhura, sepse është sulmuar imami – autoriteti zyrtar fetar në vendin e tij të punës, si dhe është atakuar hapësira e xhamisë, e cila është e dedikuar për lutje e ibadete.”

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës


Policia e Kosovës ka njoftuar sot se imami i xhamisë së fshati Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir ef. Berisha, është rrahur mbrëmë nga tre persona, të cilët janë arrestuar.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, është gjetur një person i lënduar rëndë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip