Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka mbajtur mbledhjen e radhës


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka mbajtur dje mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi kryetari, Dr. Valon Myrta.

Fillimisht Kryetari Myrta shprehu ngushëllimin e tij për të gjithë anëtarët e Këshillit për kalimin në amshim të dr. Ali Iljazit, duke lutur Zotin t’a ketë marrë në mëshirën e Vet të pamatur!

Nje?herit i uroj mirëseardhje anëtarit të ri të Këshillit, Namik ef. Vehapi, të cilit i uroi mbarësi në mbajtjen e detyrës me përgjegjësi para Zotit ashtu edhe para besimtarëve tanë. Ndërkaq, anëtarit të deri tashëm, z. Ylli Bakalli, i uroi jetë të mirë në vendin ku është shpërngulur dhe e falënderoi përzemërsisht për kontributin e dhënë në Këshill deri me tani.

Këshilli në këtë mbledhje, në rend të ditës pati shqyrtimin e lëndëve të ndryshme dhe mori vendime nga kompetencat e Këshillit.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip