Në këtë takim përveç bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora dhe disa imamëve të KBIGJ-së, i pranishëm ishte edhe Drejtori për Diasporë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica.
Drejtori Simnica, i përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim. Ai çmoi lartë kontributin dhe sakrificën e bërë nga mërgata për vendlindje para dhe pas luftës në Kosovë, duke i ftuar që edhe në ardhmen të jenë më të bashkuar, për të punuar për një të ardhme sa më të mirë sepse ata janë pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.
Në emër të KBI të Gjakovës të pranishmit i përshëndeti Kryetari Dr. Valon ef Myrta, i cili falënderoi bashkëatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm që japin për vendlindjen e tyre dhe e çmoi lart vendosmërinë që shfaqin në ruajtjen e gjuhës dhe besimit, si dhe për vlerat e punës dhe të integrimit në vendet mikpritëse.
Në fund mërgimtarët shprehën falënderime për organizimin e këtëj takimi me shpresë se në të ardhmen edhe më shumë do të bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët.
Krejt në fund u shtrua një drekë në shenjë nderi dhe respekti për bashkëatdhetarët tanë në diasporë.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1659816712.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/297255885_13947_1659816750.jpg[/IMG]