Shoqata Bëmirëse "Bereqeti" ndihmon fëmijët me qanta dhe pajisje shkollore.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Shoqata Bëmirëse "Bereqeti" ashtu si viteve të kaluara edhe këtë vit, ka marrë iniciativë për ti ndihmuar fëmijët jetim dhe nevojtarët me qanta dhe pajisje shkollore.

Kampanjës "Të dhurojmë Qanta" për fëmijët jetim dhe fëmijët me kushte të rënda ekonomike i janë bashkuar shumë bëmirës në mënyrë që këta fëmijë ta nisin vitin shkollorë si duhet.

Shpërndarja e qantave dhe pajisjeve shkollore tashmë ka nisur në disa komuna.

Përgjatë këtyre ditë është bërë shpërndarja e 11 qantave në Gjakovë, 70 qanta dhe para të gatshme ka pranuar Shoqata Bereqeti-dega në Kaçanik ku edhe ka nisur me shpërndarjen e tyre.

Edhe në Podujevë është bërë shpërndarja e qantave për fëmijët fëmijët jetim dhe fëmijët me kushte të rënda ekonomike.

Kampanja do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku pritet të përfitojnë nga ky aksion edhe fëmijët e komunave tjera të vendit.

Shoqata “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosoves, në vazhdimësi ka ndihmuar nxënësit e shkollat e ndryshme në gjthë Kosovën me ndihma të shumta.


[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/302144202_54118_1662032419.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip