Perceptimi i pozicionit të individit në Fenë Islame dhe përkujdesi ndaj tij fitohet përshtypja se ai është i përshtatshëm që të ishte guri themeltar në ndërtimin e shoqërisë solide në kuptim të asaj se individi është një gur i ndërtimit të familjes nga e cila formohen formacione shoqërore
Feja islame kujdes të veçantë i ka kushtuar individit, duke e bërë të përshtatshëm atë për ndërtimin e shoqërisë islame. Një përkujdesje e këtillë vjen në shprehje prej zanafillës, prej kur i dhurohet shpirti, gjymtyrët dhe shqisat.
Në kuadër të kësaj njeriu e fitoi respektin si krijesë më e vlefshme dhe
më e çmueshme në këtë gjithësi. Pastaj ka vijuar përkujdesja hyjnore prej atëherë kur dëshira dhe vullneti absolut i Krijuesit kishte caktuar që
njeriu të ishte përgjegjës në sipërfaqen e dheut. Përkujdesja ndaj individit është zgjeruar edhe më tepër, duke përfshirë këtu edhe udhëzimet dhe këshillat që kanë të bëjnë me të.
Një gjë e këtillë vërehet qartë në periudhën mekase, por dhe në atë medinase, periudha këto të cilat si pikësynim kishin ndërtimin e balancuar dhe të pavarur të personalitetit të muslimanit në mes investimit, dëshirave dhe tendencave (prirjeve) dhe në mes përgjegjësive në kuadër të individit dhe shoqërisë. Zatën, këta janë faktorë që kanë shkaktuar që njeriun ta bëjnë krijesë të dalluar, të lirë, që të mund të jetë përgjegjës në sipërfaqen e tokës dhe i përshtatshëm për bartjen e vlerave dhe obligimeve për vete dhe shoqërinë.
Është fakt se nevoja e individit për tjetrin është sikur gjymtyra për gjymtyrën tjetrën ose sikur qeliza për qelizën. Ashtu që mund të kuptohet fakti që dëshira e njeriut për dashuri, besnikëri, krenari etj. Ka nevojë për një mjedis (ambient( shoqëror që të mund t’i realizojë të njëjtat.
Motiveve të këtilla të natyrshme mund t’u bashkëngjiten edhe motive të tjera të fituara, të cilat i ka paraparë Ligjdhënësi si detyrime përmes legjislacionit, përmes të cilave ftohet individi për t’u ndërlidhur drejtpërdrejt me interesat e shoqërisë. Një gjë e këtillë vërehet qartë pothuajse në të gjitha adhurimet. Për faktin se jeta brenda shoqërisë i dhuron individit fuqi dhe forcë.
Perceptimi i pozicionit të individit në Fenë Islame dhe përkujdesi ndaj tij fitohet përshtypja se ai është i për- shtatshëm që të ishte guri themeltar në ndërtimin e shoqërisë solide në kuptim të asaj se individi është një gur i ndërtimit të familjes nga e cila formohen formacione shoqërore.
Nga ana tjetër, natyra e krijimit të njeriut është e atillë sepse në kontinuitet dëshiron t’i përket shoqërisë së cilës i takon, ndërkohë e urren
izolimin. Andaj, asocimi nuk është diç tjetër përveç një shprehje e ndjenjës, e cila zë fill në thellësi të shpirtit të njeriut si tipar i domosdoshëm dhe i pandashëm nga tiparet.
Prej kur ekziston shoqëria, në vazhdimësi kanë ekzistuar lidhjet dhe marrëdhëniet shoqërore. Fjala është për imazhin, vlerat morale dhe angazhimet në hijen e influencës ose ndikimeve shoqërore në mes individëve. Disa studiues kanë vlerësuar se këto lidhje mund të ishin marrëdhënie shoqërore, siç është shoqërimi, ose mund të ishin procese (operacione) shoqërore më të komplikuara, siç është afërsia. Por, ka edhe të atillë që këto lidhje i konsiderojnë si të natyrshme, siç është afërsia nga gjaku ose lidhjet aksidentale, siç është fqinjësia.
Sido që të jetë, këto janë lidhje shoqërore që janë zhvilluar nën hijen e bashkimit dhe kanë lindur për shkak të ndjenjës së individit dhe nevojave të tij të kooperimit me të tjerët, për shkak të lidhjeve me ata në arritjen ose realizimin e përfitimeve të ndërsjella.
Vlen të theksohet në këtë vend dallimi ose specifika e shoqërisë muslimane nga shoqëritë e tjera në fushën e krijimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve shoqërore.
Megjithëse shumicën e lidhjeve dhe marrëdhënieve të popujve të ndryshëm në ombrellën e Fesë Islame Islami i ka pranuar si të tilla, bile i ka zhvilluar, duke bërë një lidhje shumë të fortë në mes tyre. Si lidhje e përbashkët e shkallës së lartë për të gjithë që i përkasin përcaktimit fetar islam, bëri çështjen e akaidologjisë, përkatësisht çështjen e besimit si burim primar të të gjitha lidhjeve të shoqërisë muslimane.
Duke kërkuar që aktivitetet, vlerat etiko-morale etj. të ishin unike pa dallim race ose gjuhe. Të ishin të bazuara ose të prodhuara në suaza të parimeve që burojnë nga ai besim ose ajo bindje fetare. Roli i këtij besimi ose i kësaj bindjeje kishte ndikim të madh në zhvillimin dhe formimin e lidhjeve ose marrëdhënieve të reja shoqërore, në filtrimin dhe kultivimin e të njëjtave në orbitën e vet, duke e konfirmuar institucionin e "urrfit” si burim primar të Sheriatit islam.
Përsa i përket ndërtimit të shoqërisë, Islami vlerëson që fuqia e lidhjeve dhe e marrëdhënieve të forta shoqërore që duhet të manifestohet në mesin e myslimanëve, përmes të cilës synohet përfundimi kulmor është ajo që buron nga ky hadith i Pejgamberit salall-llahu ale- jhi veselem: “Shembulli i besimtarëve në harmoni, zemërgjerësi dhe simpati është sikur një trup kur ankohet ndonjë pjesë e tij, edhe pjesët e tjera janë në kolaps nga zgurdullimi i syve dhe nga zjarrmia (temperatura).” Andaj, pikënisja e konceptit lidhur me marrëdhëniet shoqërore duhet të ishte nga ky prizm, me arsyetim të asaj që të mund të ishte një bazë solide për
ndërtimin e shoqërisë. Nuk do të ishte joreale nëse thuhet se shoqëria është një strukturë e përbërë nga marrëdhëniet, përkatësisht nga lidhjet e ndryshme shoqërore, nga vetë fakti se shoqëria në vete ngërthen individë të shumtë dhe pa dyshim se individët në mes vete ndikohen nga lidhjet ose marrëdhëniet shoqërore që ata kanë. Në këtë mënyrë, nga lidhjet e tilla të përbashkëta lindin behaviorizma, perceptime dhe
vizione të ndryshme, ashtu që e arsyeshme do të ishte ekzistimi i mekanizmave të kontrollit dhe të normave përmes të cilave do të
mundësohej zhvillimi dhe kultivimi i aktiviteteve në fusha të caktuara ose mbyllja e hapësirës së aktiviteteve në fusha të tjera të caktuara. Do të ishte e arsyeshme ekzistimi i standardeve për behaviorizmin dhe perceptimin, në mënyrë që proceset zhvillimore të rrjedhin në përputhje me normat përkatëse, sipas të cilave disa veprime do të ishin pozitive dhe të mirëseardhura, ndërkaq disa të tjera do të ishin si të shëmtuara dhe të urrejtura.
Shkencëtarët e kësaj fushe kanë vënë me kohë theksin mbi rëndësinë dhe vlerën e kësaj baze në ndërtimin e shoqërisë. Si rezultat, nga gjithë kjo ishte arritja e së ashtuquajturës teori e kontratës ose e marrëveshjes shoqërore. Këtë teori e ka shpjeguar shkencëtari i famshëm Ruso. Në fakt, kjo është teori materialiste, zbatimi i së cilës shihet në komunikimin reciprok të interesave dhe të bashkëjetesës në mes njerëzve, përmes së cilës secili do të kishte arritur që t’i fitonte të drejtat e veta. Në shikim të parë shihet si ide e qëlluar, mirëpo nuk e garanton segmentin tjetër, i cili është shumë i rëndësishëm (siç është elementi i afrimit dhe zbutjes së zemrave, dashuria në mes individëve në shoqëri, mbjellja e frymës së tolerancës etj.), segmente këto të cilat janë shumë të rëndësishme dhe që kontribuojnë në ndërtimin e shoqërisë cilësore.
Islami ka qasje përmes një sistemi në këtë fushë, i cili nuk është i njohur sa duhet për njerëzimin gjatë tërë historisë së gjatë të saj, sistem i balancuar, duke ndjekur rrugë të ndryshme të kurorëzuara me suksese dhe fryte. Duke e trasuar, zbukuruar dhe lehtësuar rrugën individit dhe shoqërisë që sa më shpejt të arrijnë xhenetin dhe kënaqësinë e pakufishme të Krijuesit përmes shprehjes së dashurisë ndaj të tjerëve: “Nuk do të futeni në xhenet, përderisa nuk besoni; nuk do të keni besim të përkryer, përderisa nuk duheni. A nuk dëshironi t’ju tregoj diçka që nëse ju do ta kishit vepruar do të ishit dashur në mënyrë reciproke? Përshëndetuni në mes vete me selam”. (Hadith) Përhapja, përkatësisht shtrirja e dashurisë në mes individëve bëri të ishte sinjal i materializimit ose konkretizimit të besimit, duke sistemuar mbi atë bazë hyrjen në xhenet.
Në kohën kur një gjë e këtillë është stimuli më i madh për myslimanin e zgjuar. Pa dyshim se dashuria për Allahun, në qo ë se do të ishte përhapur në mes individëve të shoqërisë, do të kishte rezultuar me fryte si garanci për kapërcimin e krizave, si garanci e zhvillimit dhe kultivimit të tolerancës në të gjitha proceset. Duke bërë kujdes për çështjet që i përkasin zhvillimit të shoqërisë dhe nevojave të saj, Islami inicon përfitime madhore, të cilat janë shprehur në këtë hadith: “Muslimani është vëlla i muslimanit – nuk e dëmton atë, as nuk e dorëzon. Për atë që është në shërbim të nevojave të vëllait të vet, Allahu është në shërbim të nevojave të tij. Ai që ia mënjanon një brengë muslimanit, do t’ia mënjanojë Allahu atij një brengë nga brengat e ditës së Gjykimit. Ai që e mbulon muslimanin (nga ndonjë e keqe), Allahu do ta mbulojë atë (nga ndonjë e keqe) ditën e Gjykimit.”
Këto hadithe në vete ngërthejnë inspektim subjektiv te personi musliman dhe motivim të brendshëm, i cili e detyron atë të reagojë pozitivisht ndaj individëve të shoqërisë, shkakton që përgjegjësitë dhe obligimet ndaj tyre t’i zbatojë në kontinuitet.
Nga e gjithë kjo do të kishte rezultuar forcimi i marrëdhënieve në dashuri, në tolerancë, në udhëzim të mirëfilltë, motivimi në vepra të
mira, mosshkaktim i padrejtësive ndaj të tjerëve etj.
Mr.sc. Fahrudin Ebibi
Hëna e Re