47 mualime vizituan shtetin e Turqisë


Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Turqisë është realizuar vizita 7 ditore e Departamentit të Gruas në qytetin e Stambollit dhe Bursës.
47 mualime të udhëhequra nga znj.Vaxhide Bunjaku brenda kësaj periudhe kohore patën mundësi të vizitojnë objekte të ndryshme kulturore e fetare.
Ato fillimisht u pritën në Stamboll nga përfaqësues të Dijanetit, ku vizituan muzeun “15 korriku”, xhaminë e madhe “Çamlica” dhe xhaminë “Ayasofya”.
Vizitën e vazhduan në qytetin e Bursës ku u pritën nga myftiu i Bursës Yavuz Selim Karabayir, nënkryetarja Melek Mentese dhe Dr. Muhammed Co?kun- drejtor i Qendrës për Specializim Fetar, si dhe nga kryetari i komunës së Burses.
Mualimet poashtu u takuan edhe me kordinatorin e Qendrës Kulturore në Bursa, Recep Gunduz.
Gjatë qëndrimit 5 ditor në këtë qytet përveç vizitave të shumta ato ndjekën seminare me tema të ndryshme në Qendrën për Specializim Fetar.
Seminaret janë mbajtur nga personalitete të fushave të ndryshme si: Dr. Muhammed Co?kun- drejtor i Qendrës për Specializim Fetar, Idris Yavuzyigit- shef i Departamentit të Shërbimeve Fetare me Përmbajtje Sociale dhe Kulturore, Dursun Ali Co?kun- Shef i Departamentit të Arsimit dhe Udhëzimit jashtë shtetit, Melek Mente?e- nënkryetare e Bursës, Izani Turan- Drejtor gjeneral i Fondacionit Fetar turk, e personalitete të tjera.
Disa nga temat që janë trajtuar në këto seminare ishin: “Vlera për rininë dhe Aktivitetet në Fushën e Skautizmit”, “Roli dhe Rëndësia e Gruas në shërbimet fetare dhe edukim fetar”, “Zhvillimi material në kurset e Kuranit” (4-6 vjetdhe periudha e moshës 6-14), e tema të tjera.
Mualimet vizituan qytetin e Bursës (xhamitë, tyrbet, pazaret), Fakultetin Teologjik, Myftininë e Bursës, muzeun “Panorama”, Librarinë “BKM” e vende të ndryshme.
Udhëheqësja e Departamentit të Gruas znj. Vaxhide Bunjaku u shpreh tejet e kënaqur dhe njëherish falenderuese ndaj shtetit të Turqisë për pritjen dhe organizimin që u është bërë. Ajo njëherish falenderoi organizatorët Bashkësinë Islame dhe zyrën e Dijanetit në Kosovë.
“Nga kjo vizitë ne patëm mundësi të shohim nga afër organizimin e jetës fetare e kulturore që zhvillohet në shtetin e Tursisë, si dhe të shkëmbejmë përvojat tona në edukimin fetar. Mikëpritja dhe respekti që na u ofrua e dëshmuan edhe njëherë gadishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë kundrejt vendit tonë”, tha ndër të tjerash znj. Vaxhide Bunjaku.
Të gjitha mualimet në fund të seminarit u pajisen me certifikata nga Dijaneti i Turqisë.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1663656738.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1663656757.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1663656771.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1663656786.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1663656804.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/6_1663656817.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/7_1663656831.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/8_1663656849.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/9_1663656866.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip