Imami i Qabesë fali namazin e akshamit dhe të jacisë në xhamitë “Hasan Beg” dhe “Shuajb Arnauti”


Imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni, sonte ka prirë në namazin e akshamit në xhaminë “Hasan Beg – 4 Llullat” në Prishtinë, pas të cilit mbajti edhe një ligjëratë të shkurtër me këshilla nga Kurani fisnik dhe nga hadithet e Pejgamberit a.s.

Më pas, imami El-Xhuheni, i shoqëruar nga Myftiu Tërnava, falën namazin e jacisë në xhaminë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Pas namazit, imami para të pranishmëve mbajti një ligjeratë, në të cilën shprehu kënaqësinë dhe gëzimin që gjendet sot në Kosovë pranë vëllezërve të tij besimtarë.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1664436158.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip