Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan.

Myftiu Tërnava së pari i shprehu mirëseardhje mysafirëve, pastaj e njohu atë me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare dhe edukative që bën Kryesia e BIK-ut në vend. Myftiu Tërnava falënderoi qeverinë dhe popullin e Turqisë, të cilët kanë kontribuar shumë për përmirësimin e infrastrukturës së BIK-ut, duke theksuar kështu se Turqia vazhdimisht ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për shtetin e Kosovës gjatë luftës, por edhe pas përfundimit të saj. Populli i Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojë këtë mirësi. Ai tha se kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me Dijanetin e Turqisë, për çka shprehu falënderimet e tij për ndihmën që janë duke dhënë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe premtoi se bashkërisht do të punojnë për realizimin e shumë projekteve në dobi të Kosovës.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1664538899.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip