KBI në Gjakovë organizoi program fetar për nder të ditëlindjes së Muhamedit a.s.


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, të shtunen mbrëma, organizoi program fetar për të shënuar ardhjen në këtë jetë të Pejgamberit, alejhisselam, i cili u mbajt në xhaminë “Hadum Aga” në Çarshinë e vjetër.

Programi i moderuar nga imami i nderuar, Atdhe ef. Xhiha, u hap me këndimin e pjesëve nga Kur’ani i Madhërishem nga hfz. Dr. Safet ef. Hoxha.

Kryetari Myrta në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se arsyeja që na nxitë të rikujtojmë personalitetin, jetën dhe veprën e Muhamedit alejhisselam, është dashuria që kemi për të, si dhe t’i njohim më shumë vlerat, mësimet dhe virtytet e tij, të cilat secili prej nesh ka nevojë t’i dijë, t’i përvetësojë, e t’i jetësojë në jetën e vet. Veçanërisht nga ai duhet të marrim kujdesin për njëri tjetrin, siç bëjnë gjymtyrët e një trupi të lidhura në mënyrë organike për njëra tjetren, që furnizojnë dhe furnizohen në mënyrë të ndërsjelltë, merakosen dhe kujdesen për njëri tjetrën.

Ligjërues në këtë program ishin imamët e nderuar Mr. Enver ef. Xhiha dhe Mr. Abdurrahman ef. Bejtullahu, të cilët theksuan lartë nevojën e njohjes së Pejgamberit a.s., nga jetëvështrimi i tij për jetën, njerëzimin, familjen e shoqërinë, si dhe nevojën e madhe për ta patur atë si modelin më të mirë të jetës.

Programi u pasurua me ilahi dhe pjesë nga mevludi, të kënduara nga imami veteran Esat ef. Rexha,
Kryeimami Visar ef Koshi, hfz. Safet ef. Hoxha dhe Muhsin Hoxha.

Në fund, Kryeimai Koshi e përmbylli evenimentin me lutje.



[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1665421683.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/duaja-e-perbash_1665407383.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/hoxhallaret_1665407397.jpg[/IMG]

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/img_20221008_19_1665407413.jpg[/IMG]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip