Mbi 2.2 milionë shishe ujë Zemzem janë shpërndarë në Xhaminë e Shenjtë të Pejgamberit a.s. në Medine, gjatë tremujorit të parë të vitit aktual Hixhri, i cili filloi më 30 korrik, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).
Sipas statistikave të Agjencisë së Kryesisë së Përgjithshme të Xhamisë së Shenjtë të Pejgamberit a.s., gjatë tremujorit të parë janë marrë mbi 15.000 tonë ujë Zemzem, dhe sasia e përgjithshme e ujit të konsumuar ka arritur në 13.128 tonë.
Agjencia teston rregullisht pikat e mbushjes dhe merr mostra të rastësishme për të garantuar sigurinë e ujit.
Projekti Zemzem u inaugurua në vitin 2010 nga i ndjeri Mbreti Abdullah për të mundësuar shpërndarjen e ujit për haxhinjtë në Dy Xhamitë e Shenjta në Mekë dhe Medine.
Pusi Zemzem ndodhet në Mekke el-Mukarramah, 21 metra në lindje të Qabes. Ka një histori të lashtë që daton mijëra vjet. Duke qenë 30 metra i thellë, ai ka një vlerë të lartë shpirtërore për muslimanët që e pinë, bazuar në hadithin Pejgamberit a.s., e që thotë se "Uji i Zemzemit shërben për çka do që të pihet".
Uji Zemzem ka një vlerë të madhe për muslimanët dhe ata zakonisht e pinë atë me shpresën e mirëqenies së përgjithshme.