Kryeimami Sahiti, priti sot në takim një delegacion të Kapelanisë nga shteti i Iowa-s të ShBA-ve

Kryeimami I Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim një delegacion të Kapelanisë nga shteti i Iowa-s të ShBA-ve, në krye me kapelan Major, Cory Van Sloten me bashkëpunëtorë, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në vendin tonë. Këta u shoqëruan nga kapelani i FSK-së, rreshter, Major Agim Gashi.

Kryeimami Sahiti falënderoi kapelanin Sloten për vizitën dhe më pas e njohu atë dhe delegacionin mbi organizimin e jetës fetare në vend dhe funksionimin e institucioneve të Bashkësisë Islame, në veçanti ato fetaro-arsimore dhe mbi rolin e Bashkësisë Islame në kultivimin dhe ruajtjen e traditës së harmonisë dhe bashkëjetesë fetare në Kosovë.

Nga ana e tij, majori Sloten falënderoi kryeimami Sahiti për mikpritjen dhe për bashkëpunimin e mbështetjen që Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë në ndërtimin e Kapelanisë pranë FSK-së.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip