Çfarë kanë thënë shkencëtarët e hershëm muslimanë për shkencën e së qeshurës

Mendimtarët muslimanë të mesjetës duket se kanë ofruar komente për çdo gjë që ju mund të mendoni, dhe “e qeshura me zë të lartë” nuk është përjashtim. Ja se çfarë kanë thënë disa prej tyre në lidhje me këtë.

Në mesin e shekullit të 9-të, mjeku Ali ibn Rabban at-Tabari të qeshurën e shpjegoi në këtë mënyrë: “E qeshura është (rezultat i) vlimit të gjakut natyral (që ndodh) kur një qenie njerëzore sheh apo dëgjon diçka që e shmang dhe kështu e befason dhe e lëviz atë. Nëse ai atëherë nuk e përdor aftësinë e tij për të menduar në lidhje me atë, ai kapet nga të qeshurit.” Me fjalë të tjera, sipas Ibn Rabban-it, e qeshura është rezultat i paaftësisë së një personi për të menduar në mënyrë racionale në lidhje me diçka që papritmas i ekspozohet. Pas këtij pasazhi, ai shpërndau përkufizimin e Aristotelit për njeriun si kafshë që qesh, e ndjekur nga vëzhgimi i filozofit grek që nga të gjitha kafshët, vetëm njerëzit mund të qeshin.
Dijetari i famshëm musliman Abu Jusuf al-Kindi, i cili gjithashtu jetoi në mesin e shekullit të 9-të, për të qeshurën ka ofruar komente të ngjashme. Ai e përkufizoi atë si “një tjetër pastërti të gjakut të zemrës së bashku me zgjerimin e shpirtit deri në një pikë ku gëzimi i saj bëhet i dukshëm”.
Edhe mendimet e Ishaq ibn Imran, mendimtar që vjen në fund të shekullit të 9-të, për të qeshurën ishin të ngjashme, por më të detajuara. Në librin e tij ‘Mbi melankolinë’, të qeshurën e fëmijëve dhe të njerëzve të dehur e përshkroi si rezultat i “gëzimit të shpirtit për shkak të natyrës së vetë gjakut të tyre”. Ai gjithashtu të qeshurën e tepruar e përshkroi si shenjë të çmendurisë. Më pas ai komentoi më shumë për të qeshurën, duke e cilësuar atë si “habinë e shpirtit në (vëzhgim) të asaj që nuk është në gjendje ta kuptojë në mënyrë të qartë”, dhe duke diskutuar teori të ndryshme se nga rrjedh ajo prej trupit. Në shekullin e 11-të, Constantinus Africanus përkthente Melankolinë nga arabishtja në latinisht. Koleksioni latin i librave (përfshirë edhe punën e Ibn Imranit) u përkthye në gjuhë të tjera evropiane dhe u përdor deri në shekullin e 17-të.
Një student i famshëm i Ibn Imranit ishte mjeku Is’hak ibn Sulejman. Ai sugjeroi që trishtimi shkaktohet nga një gjë që kufizon rrjedhjen e gjakut në trup dhe lirimin e nxehtësisë nga ai. Prandaj, e qeshura dhe gëzimi shkaktohen nga qarkullimi i shëndetshëm i gjakut dhe një proçes ekzotermik i punës në trup. Është interesante se Ibn Sulaymani e zhvilloi vetë teorinë e tij rreth të qeshurës dhe nuk huazoi nga mësuesi i tij, Ibn Imran. Disa nga veprat e Ibn Sulejmanit u përkthyen në frëngjisht në vitin 1579 nga një njeri i quajtur Joubert, i cili sugjeroi se Ibn Sulejmani ishte i pari që ofroi një përkufizim të së qeshurës – dhe pastaj diskutoi se sa gabim ishte ai, dhe pse përkufizimet e tij ishin më të mira.
Ekzistojnë dy pika të rëndësishme që duhet theksuar. E para është se këta mendimtarë të hershëm muslimanë nuk kanë marrë asgjë kotë, madje as diçka që duket aq e parëndësishme sa e qeshura. Ata kanë bërë hulumtimet e tyre dhe janë përpjekur të përshkruajnë origjinën dhe karakteristikat e të qeshurës. E dyta është se të gjithë ata e kanë pranuar se e qeshura ka lidhje me qarkullimin e gjakut në trup. Më shumë se një mijë vjet më vonë, shkenca ka vërtetuar se e qeshura, në të vërtetë, ul presionin e gjakut dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut. Mësimi? Mos pranoni kuptime të cekëta për asgjë, dhe kurrë mos harroni kurrë të QESHNI!



Franz Rosenthal, Humor in Early Islam (Leiden: Brill, 1956), 132-138.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kumtesa e Dr. Valon Myrta në Dëgjesën - Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim