Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, me datë 25 dhe 26, ka zhvilluar një punëtori me anëtarët e Këshillit dhe imamët e xhamive të Gjakovës.
Kjo punëtori dyditore u organizua me qëllimin e vetëm, implementimin e planveprimit dyvjeçar 2023-2024 tashmë të miratuar nga Këshilli për çdo gjë që mund të bëhet në të mirë të komunitetit.
Në fokus të takimit ishin edhe diskutimi i ndryshimeve në Draft Kushtetueten e BIK-ut, rrjedhshmëria e anëtarësisë, si dhe planprogrami për muajin e bekuar të Ramazanit në mënyrë që bashkërisht t’i bashkërendojmë punët për të qenë më afër me xhematin.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1674847242.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1674847281.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1674847308.jpg[/IMG]