Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Feisal Hefzi


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Arabisë Saudite, Feisal Hefzi.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e njohu atë me punët, angazhimet dhe sfidat me të cilat përballet institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës. Më pas Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për përkrahjen dhe ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Arabisë Saudite për popullin e Kosovës. Myftiu shprehu gatishmërinë e institucionit të BIK-ut që të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin e mirë ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite.
Nga ana e tij, ambasadori Feisal Hefzi, shprehu falënderimet e tij për mikpritjen dhe për gatishmërinë e BIK-ut që të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite. Ai edhe njëherë çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e vlerave qytetare në vend dhe për harmoninë fetare e cila ekziston në Kosovë. Dy palët u pajtuan që bashkëpunimi mes dy institucioneve të thellohet edhe më në të mirë të qytetarëve të Kosovës.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip