Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, dr. Valon Myrta me bashkëpunëtorë, mirëpriti Myftiun e Pukës, z. Gëzim Kopani me bashkëpunëtorë.
Myftiu Kopani theksoi se në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin e Themelimit të Myftinisë Pukë, kemi parë të udhës të nderojmë kujtimin e hoxhallarëve gjakovarë që kanë shërbyer në Pukë.
Nga ana e tij, Kryetari Myrta i uroi Myftiut Kopani 100 vjetorin e themelimit, duke lutur Zotin për suksese të vazhduara. Gjithashtu, ai shprehu falënderimet e përzemërta për këtë vizitë vëllazërore mirënjohëse, si dhe i njohu mysafiret e nderuar me jeten fetare në komunen tonë.
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1678215854.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/img-314385c2012_1678215933.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/img-a058b953485_1678215962.jpg[/IMG]
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/img-fdd5ab71d57_1678215983.jpg[/IMG]