KF Chelsea do të organizojë për herë të parë një Iftar të hapur në Stamford Bridge
Të dielën më 26 mars, Fondacioni Chelsea do të organizoj një Iftar të Hapur në anën e fushës në Stamford Bridge, që do të jetë hera e para për një klub dhe një stadium të Premierligës.
Ky event do të mbahet në kuadër të Ramazanit, muajit islam të agjërimit, prej para agimit deri në perëndim të diellit, i cili fillon më 23 mars deri më 20 prill.
“Open Iftar” është eventi më i madh komunitar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit Ramazan, që u mundëson muslimanëve të cilët agjërojnë të mbledhen dhe bashkërisht të bëjnë iftar, si dhe për të ofruar një hapësirë të sigurtë për dialog dhe angazhim të ndërsjellë.
Disa xhami lokale dhe anëtarë të komunitetit mysliman të Chelseas, si tifozë dhe nxënës shkollash do të ftohen të marrin pjesë, së bashku me stafin e KF Chelsea.
“Open Iftar” do të zhvillohet në bashkëpunim me Projektin e Çadrës së Ramazanit, një shoqatë bamirëse e vlerësuar me çmimin e fituar në vitin 2013 që ka mision bashkimin e komunitetet dhe zhvillimin e të kuptuarit të Ramazanit.
Projekti i çadrës së Ramazanit, i cili këtë vit feston 10-vjetorin e tij, organizon Festivalin vjetor të Ramazanit, i cili është një festë vjetore e artit, kulturës dhe krijimtarisë të frymëzuar nga muaji i shenjtë i Ramazanit.
Omar Salha, themelues dhe drejtues i Projektit të Çadrës së Ramazanit, tha se Projekti i Çadrës së Ramazanit dekadën e fundit ka lidhur dhe krijuar rreth gjysmë milioni njerëz nga të gjitha sfondet përmes Festivalit të tij vjetor të Ramazanit dhe iniciativës kryesore Open Iftar.
"Jemi të nderuar që sjellim Open Iftar në Stamford Bridge, me rastin e 10-vjetorit tonë dhe planit tonë për vitin 2023, si dhe që punojmë në partneritet me KF Chelsea të cilët kanë nxitur përfshirjen në futboll në një masë të tillë sa që, "Krenaria e Londrës" do të jetë klubi i parë i Premier Leagues në histori që organizon një event të tillë si Open Iftar.
"Futbolli dhe Ramazani i bashkojnë njerëzit mbi përvojat e përbashkëta dhe ne jemi të emocionuar të ndajmë këtë festë të rëndësishme me mbështetësit e futbollit nga të gjitha prejardhjet, që përfaqësojnë një komunitet."
Ramazani në FC. Chelsea dhe Chelsea Foundation do të njihet si pjesë e fushatës “No To Hate”, e cila është një program i barazisë, diversitetit dhe përfshirjes në mbarë klubin që synon ndalimin e urrejtjes dhe diskriminimit, si dhe edukimin e të gjitha palëve e interesuara brenda dhe jashtë FC. Chelsea dhe futbollit.
Promovimi i tolerancës fetare është një nga fushat kryesore të fokusit të No To Hate, me festivale tjera fetare të theksuara gjatë gjithë vitit kalendarik.
Simon Taylor, kreu i Fondacionit Chelsea, tha: "Jam i lumtur të shpall Iftarin tonë të Hapur bashkë me Projektin e Çadrës së Ramazanit dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi klubi i parë i Premier Leagues që e bëjmë këtë. Njohja e Ramazanit dhe komunitetit tonë mysliman është një aspekt thelbësor i punës sonë në promovimin e tolerancës fetare dhe mezi pres t'i mirëpres të gjithë të dielën më 26 mars, tha Taylor.